Operacioni kombëtar anti-bixhoz. Vetëm në Qytetin Studenti, 150 pika bastesh!

Një mega-operacion anti-bixhoz mund të quhet ky i nisur pasditen e sotme, nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektorët e Tatimeve dhe Lojërave të Fatit. Në fakt, shënjestra janë pikat e paligjshme të basteve në të gjithë vendin. Në këtë operacion marrin pjesë 6 mijë forca policie të komisariateve si dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Deri më tani, nga kontrollet e ushtruara në të 12 qarqet e vendit, forcat e policisë kanë bllokuar mbi 1 000 pika bastesh të paligjshme. Me një emër të koduar domethënës, operacioni “Fund marrëzisë” për kontrollin e pikave të basteve apo kazinove po vijon në kryeqytet, ku protagonist është bërë edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai ishte i pranishëm në një nga pikat e lojërave të fatit të bllokuara në Qytetin Studenti në Tiranë, ku u konstatuan… plot 150 lokale bastesh! Tahiri i komunikoi pushimin nga puna shefit të postës policore në Q.Studenti.
a.k
Comments
Ne emer te cilit ligj po
<p>Ne emer te cilit ligj po behet ky operacion nga policia e Robespierrit dhe cilat pika konsiderohen te paligjshme pse nuk sqarohet. Nqs shqiptaret kete punen e bixhozit e kane kthyer ne pasion qeveria la te orientoje pasionin e tyre gjetiu por me keto lloj sjelljeje qe ngjall terror fjala ligj duket paksa e pakuptimte. Gjithashtu ndoshta eshte dhe gabim lajmi por pikat e basteve me sigla kompanish perkatese dhe kazinote nuk jane identike pra sqarojini lajmet kur i jepni mos i fusni ne nje tepsi kekun me byrekun. Cfare jane keto pika bastesh ku e kane shkelur ligjin dhe te ndershkohen por c lidhje ka marrezia me shkeljen e ligjit nga investuesi ne kete industri nderkombetare qe gjeneron miliona dhe sot per sot dhe sponsorizon fuqishem sportet nga ana tjeter. Nga ana tjeter behet mire te nderhyet ne aspektin ligjor e me pas te ndermerren operacione identike me ato te sambisteve ne vitet 80 kur u grisnin pantallonat e ngushta te rinjve ne mes te xhiros se dikurshme me moton e luftes ndaj mikroborgjezizmave.</p>
po cmontoni soj e sorollop qe
<p>po cmontoni soj e sorollop qe vijne ne QS jo pikat e basteve!<br />Bastexhinjte e ardhmja kombit do vjedhin qe te bejne jete "Bobi" pa do fillojne gjera te tjera....</p>
Add new comment