Arkiv-Lajme
Obama triumfon - Arrihet marrëveshja për buxhetin
Pak orë para skadimit të afatit demokratët dhe republikanët ranë dakord për një kompromis në krizën e buxhetit. Ai parashikon që tavani i borxhit të rritet në atë mënyrë, që SHBA deri më 7 shkurt të mbeten në gjendje për të paguar. Përveç kësaj u miratua një buxhet provizor i vlefshëm deri me 15 janar, me qëllim që administrata pjesërisht e paralizuar të mund të të fillojë përsëri punën.
Raporti i KE (pjesa për ekonominë): Të gjithë treguesit fiskalë, në përkeqësim
Progres raporti i Komisionit Europian dorezuar se fundmi autoriteteve ne Tirane, vec situatës politike në Shqipëri ka bërë dhe një pasqyrë të gjerë të ecurisë ekonomike të vendit tonë. Të gjithë treguesit fiskalë në këtë raport janë në përkeqësim sidomos në dy vitet e fundit. Sipas raportit, rritja ekonomike u ngadalësua në 1.6 për qind në 2012 nga 3.1 për qind që ishte një vit më parë. Kufizimet financiare, besimi i i ulët mes konsumatorëve dhe rënia e kapacitetit të tepërt prodhues, frenuan konsumin privat dhe investimet.
Frika ruan vreshtin. Ora 23.00, Rama inspekton turnin e tretë të QSUT-së
Kryeministri Rama ka bërë sonte një vizitë të paparalajmëruar në Qëndrën Spitalore Universitare. I shoqëruar nga Drejtorja e Përgjithshme Ogerta Manastirliu ai ka inspektuar mjekët e turnit të natës. Rama (në foto gjate nje takimi me stafin e QSUT disa dite me pare) para se të merrte detyrën e kryeministrit ka prekur shpesh temën e korrupsionit në shëndetësi.
Piktura e dhuruar për fondacionin “Nënë Tereza”, në zyrën e re private të Berishës (?)
Në fotot e bëra publike nga vetë Sali Berisha me rastin e 69- vjetorit të lindjes, në murin e studios së tij shihet qartë një dhuratë që i është bërë fondacionit “Nënë Tereza” nga koleksionisti italian Armando Nicoletti.
Shkruan Tema Online:
Rama njofton (në Facebook) emrin e kryeinspektores së SHISH-it
“Gjatë intervistës së fundit që sipas procedurës duhet të bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin me të cilin fliste për këtë fushë që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas. Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një “punë burrash”, por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën,” shkruan Rama. Ku? Në Facebook.
Komisioni Europian rekomandon që Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat
Komisioni Europian rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat me mirekuptimin që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”: ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit Europian, i siguruar nga Zëri i Amerikës. Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtezohet me përmbushjen e detyrimeve veçanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.
Basha me vendorët e PD-së: U kërkon të jenë në këmbë në mbrojtje të ligjit
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, njëherësh kryetar i shoqatës së bashkiakëve ka kërkuar prej të zgjedhurve vendorë të PD-së "të jenë në këmbë në mbrojtje të ligjit dhe të autonomisë vendore" - raportojne portalet online.
Kur e ke emrin Nard, nuk quhesh Leonard
Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, është revoltuar me faktin që në letrën që kryeministri Edi Rama u dërgonte drejtuesve të partive parlamentare opozitare, emri i tij shkruhej Leonard. Ndoka thotë për të përditshmen Gazeta Shqiptare se atë nuk e quajnë Leonard, por pushteti e ka turbulluar “Rilindjen”.
“Stafi i “Rilindjes” të ndryshon edhe emrin. Po i fal se kam qenë bashkë me ta në opozitë. I ka turbulluar pushteti,” tha Ndoka.
Agron Kuliçaj në KLSH?
Tashmë dihet që të larguarit nga puna prej pushtetit të ri po tentojnë që të gjejnë një strehë në ato që njihen si institucione që drejtohen nga PD. Bëhet fjalë për Presidencën, ILDKP-në, por edhe për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Siç raporton Shqip, ish- nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, përflitet se do jetë Sekretari i Përgjithshëm i KLSH-së.
Rishfaqet Kunati
Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, vazhdon të jetë njeriu që përfiton llokmat kryesore nga bizneset e Bashkisë së Tiranës?
E përditshmja Dita shkruan për një skandal të radhës nga Basha, që ka nisur të japë miliona duke përdorur procedurën e negocimit, e cila përdoret në raste emergjencash.
Kështu, Basha u ka dhënë tre kompanive 5 milion dollarë me negocim për të pastruar zonën perëndimore të Tiranës.