Debat në Francë: Një vajzë kosovare 15 vjeçare, rome, kthehet në Kosovë, tok me familjen

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:17

Ministri francez i rendit publik është vënë nën akuzë, madje edhe nga të vetët, lidhur me një ngjarje që ka në qendër një vajzë kosovare 15 vjeçare, e cila është dëbuar nga Franca. Quhet Leonarda. Mbiemrin, sipas gazetës italiane il Corriere della Sera, e ka Dibrani. Është rome. Ka qenë me familjen prej tre vitesh në vendin, ku “janë shpikur” të drejtat civile e politike, por teksa ka qenë duke udhëtuar me autobus, me shokët e klasës, në një piknik, është ndalur nga policia, është ndarë nga klasa, është çuar pranë familjes, dhe që të gjithë, ajo, prindërit, dhe pesë vëllezër e motra, janë përcjellë për në Kosovë me avionin më të parë. Disa burime i mbahen idesë se vajza ishte në prag të marrjes së dokumentave, që do t’ia bënin të mundur qëndrimin në Francë pa asnjë problem. Dhe me këtë duan të hamendësojnë se ajo është dëbuar qëllimisht, ndoshta si rome, ndoshta si shqiptare. Por këtë hipotezë e ka hedhur poshtë ministri i Rendit, Manuel Valls, i cili u është drejtuar kritikëve të tij me fjalët: “Merreni shtruar këtë punë, qetësohuni; nuk duhet të dyshoni as dhe një sekondë të vetme që shërbimet sekrete e policët janë sjellë në kundërshtim me ligjin e në mënyrë jo humane”.

Ngjarja pritet të ndriçohet më shumë në orët e ardhshme.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.