Arkiv-Lajme

Proces i thellë hetimi për gradat në Polici, abuzime dhe selektime skandaloze në përftimin e tyre

Postuar në 18 Tetor, 2013 02:45

Oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do t’i nënshtrohen një procesi të thellë hetimi, në lidhje me përftimin e gradave. Bëhet e ditur në media se një grup oficerësh të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në polici, kanë shkuar në Policinë e Shtetit për të nisur verifikimin e gradave për të katër nivelet e gradave; zbatues, të parë, të mesëm dhe të lartë. Sipas të dhënave, dyshohet se në procesin e lëshimit të gradave ka pasur abuzime, pasi janë graduar persona që kanë shkelur hapur ligjin “për Policinë e Shtetit”.

Shpotitë e mbrëmshme në TV. Taulant Balla: Sandri më mbylli derën për 8 vjet; Sokol Balla: Nuk jam drejtues me shkop!

Postuar në 18 Tetor, 2013 02:28

Në emisionin e mbrëmshëm  ‘Opinion’ të “TV Klan” me  temë “Integrimi në BE”, ku ishin të ftuar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministria e Integrimit, Klajda Gjosha, deputeti i PS-së, Taulant Balla, deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, deputeti i PD-së, Aldo Bumçi dhe deputetja e PD-së, Mesila Doda, nuk pati ndonjë gjë për të shënuar. I vetmi moment pikant ka qenë kur deputeti Balla ka pasur një debat me gazetarin Blendi Fevziu. Balla tha që ka 8 vjet që nuk vjen në emision, pasi nuk lejohej nga drejtori dhe pronari i këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.

Pas kërkesave dhe presioneve të shumta, Zvicra do të ndajë sekrtetin bankar me vendet e tjera

Postuar në 18 Tetor, 2013 02:18

Zvicra tani do të ndajë informacionet për llogaritë bankare me vendet e tjera, duke përfshirë edhe Indinë. Një veprim i tillë vjen si presion nga autoritetet e huaja, të cilët po bënin përpjekje me vite për të marrë informacione në lidhje me fondet e paligjshme të dyshuara në bankat zvicerane.  I njohur për sekretin e saj bankar, propozimi i Qeverisë zvicerane së shpejti do të diskutohet nga Parlamenti i Zvicrës. Sipas ligjit ekzistues, tatimpaguesit duhej të njoftoheshin pa përjashtim para se të dhënat e tyre të dërgohen në shtetet e caktuara.

Lojërat e fatit, “pa fat”, mbyllen deri sa të dalë për to një ligj i ri; siç thuhet, tepër i shtrënguar

Postuar në 18 Tetor, 2013 01:58

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri paralajmëroi pardje në një konferencë për mediat mbylljen e aksionit policor “Fundi i marrëzisë”, si dhe mbylljen përfundimtare të lojërave të fatit. Tahiri e konsideroi këtë biznes si të përfshirë në “një kaos skandaloz me përhapjen masive përtej çdo limiti logjik e social të kazinove elektronike”. Sipas ministrit, do të propozohet një projektligj i ri, i cili do t’i japë fund përfundimisht biznesit të lojërave të fatit brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Kosova i ndalon hyrjen ministrit serb për Kosovën, Aleksandër Vulin. Arsyeja? Ka marrë pjesë në fushatë parazgjedhore

Postuar në 18 Tetor, 2013 01:05

“Vulin e kishte paraqitur kërkesën e tij pranë zyrës së BE-së dhe ajo na e përcolli neve. Ne i kthyem përgjigje negative, për shkak se më 14 tetor ai ka marrë pjesë në një fushatë parazgjedhore”, ka thënë, Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës. Qeveria kosovare ka vendosur që të mos lejojë të hyjë në Kosovë ministrin serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, për shkak të shkeljes së autorizimeve që i janë përcaktuar nga autoritetet kosovare. Megjithatë Vulin ka mundur të hyjë në Kosovë dhe të bëjë disa vizita në zonën e Trepçes.

10 vjet nga lumnimi i Nënë Terezës. At Brian: Madhështia e saj, bënte gjëra të vogla me dashuri të madhe

Postuar në 18 Tetor, 2013 00:55

Nesër, më19 tetor mbushen 10 vjet nga lumnimi i Nënë Terezës prej Papa Gjon Palit të Dytë, hapi i fundit ky para shenjtërimit.  At Brian Kolodejçak, në Tihuana të Meksikës, i cili punoi me Nënë Terezën gjatë 20 vjetëve të fundit të jetës së saj, është pjesë e përpjekjeve për të bërë të mundur shenjtërimin e Nënë Terezës, e cila megjithëse nuk e ka këtë titull, shihet nga shumë të krishterë si shenjtore. Në një intervistë në Zëri i Amerikës At Brian i është përgjigjur pyetjes së gazetarit se si do të donte Nënë Tereza të mbahej mënd, duke thënë:

Basha pyetet nëse ndihet i kompleksuar nga Berisha. Jam me fat që jam i shkollës së tij politike - thotë

Postuar në 17 Tetor, 2013 17:54

Lulzim Basha ishte në mbrëmjen e së enjtes në studion e kanalit televiziv TCH me gazetarin Sokol Balla dhe u pyuet ndër të tjera për komplekset që ia përflasin ndaj Sali Berishës. "Sot si kryetari i PD, ndjeheni i kompleksuar prej Sali Berishës?" - e pyet intervistuesi Balla dhe, Basha përgjigjet:

Fuqitë botërore do të takohen pas 3 javësh

Postuar në 17 Tetor, 2013 15:31

Irani dhe fuqitë botërore do të takohen pas tre javësh për të vazhduar ato që të dyja palët po i quajnë negociata “thelbësore” për të zgjidhur shqetësimet ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Iranit. Gjatë kësaj kohe, ekspertët bërthamorë dhe të sanksioneve do të punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi këtë program që kanë zgjatur më shumë se një dekadë.

Rasti "Dibrani", socialistët francezë akuzojnë ministrin e tyre për tradhëti ndaj parimeve të së majtës

Postuar në 17 Tetor, 2013 14:06

Në Francë kanë vazhduar reagimet pas ekstradimit të një familjeje rome nga Kosova, veçanërisht të vajzës së tyre pesëmbëdhjetë vjeçare. Qeveria franceze ka bërë të ditur një ditë më parë se do të hetojë trajtimin që i është bërë 15 vjeçares, Leonarda Dibrani, në prani të nxënësve të tjerë të klasës, nga ana e policisë, derisa ajo dhe familja e saj ishin në procedurë ekstradimi, si imigrantë të paligjshëm.

Tahiri: Do paraqitemi në punë (e ka fjalën për Kuvendin)

Postuar në 17 Tetor, 2013 12:58

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka folur për vendimin e partisë për të mos braktisur punimet e Kuvendit. “Nuk i braktisim punimet se parlamenti është tempulli i debatit”, shprehet Tahiri.

Lidhur me pyetjen nëse ka pasur debat mes PD-së dhe PDIU-së për këtë vendim Tahiri bën të qartë se, ai është deputeti i PDIU-së dhe vendimet e tij nuk varen nga vendimet demokratëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme