Kosova i ndalon hyrjen ministrit serb për Kosovën, Aleksandër Vulin. Arsyeja? Ka marrë pjesë në fushatë parazgjedhore

“Vulin e kishte paraqitur kërkesën e tij pranë zyrës së BE-së dhe ajo na e përcolli neve. Ne i kthyem përgjigje negative, për shkak se më 14 tetor ai ka marrë pjesë në një fushatë parazgjedhore”, ka thënë, Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës. Qeveria kosovare ka vendosur që të mos lejojë të hyjë në Kosovë ministrin serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, për shkak të shkeljes së autorizimeve që i janë përcaktuar nga autoritetet kosovare. Megjithatë Vulin ka mundur të hyjë në Kosovë dhe të bëjë disa vizita në zonën e Trepçes.
Ministri Vulin kishte planifikuar që të vizitonte të enjten Kosovën bashkë me ministren e Energjetikës, Zorana Mihajlloviç. Por vetëm kësaj të fundit i është lejuar hyrja në shtetin që nuk njihet nga Serbia, shkruajnë mediat kosovare.
Ndërkohë, në fundjavë Kosovën mund ta vizitojë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili më herët gjatë muajit kërcënoi me ndërprerjen e bisedimeve të brukselit pasi Prishtina zyrtare i ndaloi hyrjen. Përplasja u zgjidh në raundin e radhës të dialogut të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton.
Zh.
Add new comment