Shpotitë e mbrëmshme në TV. Taulant Balla: Sandri më mbylli derën për 8 vjet; Sokol Balla: Nuk jam drejtues me shkop!

Postuar në 18 Tetor, 2013 02:28

Në emisionin e mbrëmshëm  ‘Opinion’ të “TV Klan” me  temë “Integrimi në BE”, ku ishin të ftuar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministria e Integrimit, Klajda Gjosha, deputeti i PS-së, Taulant Balla, deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, deputeti i PD-së, Aldo Bumçi dhe deputetja e PD-së, Mesila Doda, nuk pati ndonjë gjë për të shënuar. I vetmi moment pikant ka qenë kur deputeti Balla ka pasur një debat me gazetarin Blendi Fevziu. Balla tha që ka 8 vjet që nuk vjen në emision, pasi nuk lejohej nga drejtori dhe pronari i këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.

“Jo, jo nuk ka ndërhyrë ndonjëherë Sandri te emisioni im. Ka qenë vendim i partisë tënde”, i ka thënë Fevziu. “E lëmë këtë muhabet”! – ka përfunduar Taulant Balla.

Ndërsa edhe në emisionin ‘Top-Story’ në “Top Chanel” të Sokol Ballës ku ka qenë i ftuar kreu i PD-së ka pasur një moment “pikant”, ku drejtuesi i këtij emisioni ka ironizuar Blendi Fevziun. Sokol Balla gjatë bisedës i tha Bashës që, “nuk jam drejtues emisioni me shkop”!...

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.