Pas kërkesave dhe presioneve të shumta, Zvicra do të ndajë sekrtetin bankar me vendet e tjera

Postuar në 18 Tetor, 2013 02:18

Zvicra tani do të ndajë informacionet për llogaritë bankare me vendet e tjera, duke përfshirë edhe Indinë. Një veprim i tillë vjen si presion nga autoritetet e huaja, të cilët po bënin përpjekje me vite për të marrë informacione në lidhje me fondet e paligjshme të dyshuara në bankat zvicerane.  I njohur për sekretin e saj bankar, propozimi i Qeverisë zvicerane së shpejti do të diskutohet nga Parlamenti i Zvicrës. Sipas ligjit ekzistues, tatimpaguesit duhej të njoftoheshin pa përjashtim para se të dhënat e tyre të dërgohen në shtetet e caktuara. "Këshilli Federal i Zvicrës ka specifikuar në draftin e saj se të dhënat e tatimpaguesve do të transmetohen vetëm në raste të jashtëzakonshme", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Zvicrës. Gjatë samitit në shtator të 2013-ës, anëtarët e G–20, duke përfshirë Indinë, kishin kërkuar përsëri që të gjitha juridiksionet të zbatohen nga rekomandimet e Forumin Global. Lajmi jepet nga AlbInfo.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.