Lojërat e fatit, “pa fat”, mbyllen deri sa të dalë për to një ligj i ri; siç thuhet, tepër i shtrënguar

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri paralajmëroi pardje në një konferencë për mediat mbylljen e aksionit policor “Fundi i marrëzisë”, si dhe mbylljen përfundimtare të lojërave të fatit. Tahiri e konsideroi këtë biznes si të përfshirë në “një kaos skandaloz me përhapjen masive përtej çdo limiti logjik e social të kazinove elektronike”. Sipas ministrit, do të propozohet një projektligj i ri, i cili do t’i japë fund përfundimisht biznesit të lojërave të fatit brenda një afati të arsyeshëm kohor. Deri atëherë, në këtë periudhë tranzitore, tregu i lojërave të fatit do t’i nënshtrohet një regjimi të shtrënguar dhe kontrolli intensiv e kapilar nga Policia e Shtetit e sigurisht nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Lojërave të Fatit”, – tha ministri i Brendshëm.
Në operacionin e fundit, të emërtuar “Fundi i marrëzisë”, sipas Tahirit, janë përfshirë afërsisht 6 mijë efektivë policie, 500 specialistë dhe inspektorë Drejtorisë së Tatimeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Lojërave të Fatit. Janë kontrolluar 944 subjekte; janë proceduar penalisht 244 subjekte; janë proceduar 244 persona; janë sekuestruar 1140 makineri lojëra fati e pajisje; janë sekuestruar 106 kompjuter dhe 357 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.
Zh.
Comments
Shkelqyeshem! Po Reforma
<p>Shkelqyeshem! Po Reforma Agrare dhe shtetezimi i shtepive private kur fillon?</p>
Add new comment