Arkiv-Lajme
PD kundër Ramës për borxhin prej 240 milionë USD, dhe i kujton 200 USD të honorareve të ministrave
Duket se PD ka dashur të kontrastojë borxhin dhe gjendjen e mjeruar të financave që pretendon qeveria me një shpenzim dorëlëshaur të saj, por nuk ka ikur dot përtej honorareve prej 200 USD të ministrave në mbledhjet e KKK.
Moda e thirrjeve për Xhihad: edhe një tjetër, nga Shqipëria, 70 vjeç
Pak ditë pas mesazhit të “muxhahedinit kosovar” nga Siria, që ëbnte për thirrje për “xhihad”, është publikuar edhe një video tjetër e një të moshuari 70 vjeçar, këtë rradhë nga Shqipëria, i cili gjatë urimit të festës së Kurban Bajramit nga vija e frontit, bëri thirrje për ta ndihmuar “popullin” e Sirisë.
Edhe kjo video tregon një artikulim të cungët dhe ku “argumenti” i vetëm i thirrësit është “për hir të allahut”. “Jemi të varfër, por jemi më të fuqishëm me Zotin”, thotë ai, para se të shprehë dëshirën që zoti ta ndihmojë për të shkatërruar (fjalë që nuk kuptohet).
k.c.
Wikileaks të tjera nga Snowden, rrezikohen marrëdhëniet ShBA-Meksikë
NSA paska përgjuar sistematikisht qeverinë meksikane për vite me rradhë. Ajo ka piratuar llogarinë email të presidentit meksikan duke marrë informacione të thella mbi politikë-bërjen dhe sistemit politik. Lajmi ka të ngjarë të dëmtojë lidhjet midis SHBA dhe Meksikës.
Godina Pa Leje vs Shteti Shqiptar, raundi 1: fiton Godina
Siç ishte paralajmëruar, sot në mesditë u tentua hedhja në erë e një godine 5-katëshe pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës, e ngritur pa leje.
Hedhja në erë me tritol pothuajse ka dështuar, pasi pas shpërthimit ka pasur një lëkundje të njërës anë të godinës, por jo rrëzim të saj. Ndërkaq shpërthimi ka shkaktuar dëme në bizneset përreth, sipas Ora News.
Ministria e Brendshme ka nxituar të sqarojë se nuk bëhet fjalë për dështim të operacionit.
Vdes Jovanka Broz, gruaja e Titos
Mediat serbe raportojnë se pas një sëmundje të rëndë, në moshën 89 vjeçare ka vdekur Jovanka Broz, bashkëshortja e ish- kryetarit të RSFJ-së, Josip Broz Titos.
Ajo ësëht shuar në Qendrën e Urgjencës në Beograd. Pak javë më parë, po mediat serbe raportuan për gjendjen e rëndë ekonomike ku ndodhej, e braktisur nga shteti serb. Dukej sikur me qëllim po shmangej dhe po lihej në harresë e mjerim pasuesja biologjike e njeriut më të rëndësishëm të Jugosllavisë së pas-luftës, ndoshta dhe me prej mos-dëshirës për t'u etiketuar si nostalgjikë të komunizmit.
Portret: Prof. Dr. Wilfried Fiedler - Një jetë për albanologjinë
DW i kushton një portret një prej albanologëve më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë, Prof. Dr. Wilfried Fiedler. Ai ëshë ndoshta albanologu më i rëndësishëm në hapësirën gjuhësore gjermane të këtij gjysmëshekulli dhe merret intensivisht me studimet e gjuhës shqipe.
Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin Humbold të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGJ-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë.
Prishja me eksploziv te Ekonomiku kthehet në show televiziv. Janë dhe 500 të tjera në rradhë!
Kamerat e TV-ve janë të drejtuara mbi një godinë 5-katëshe në oborr të Fakultetit Ekonomik të UT, rrethuar me forca policie e që trupat e xhenjos do të hedhin në erë me tritol. Ngjarja është kthyer në një show mediatik, në një ditë të dielë të varfër me ngjarje politike.
Pas pezullimit të punimeve, gjatë paradites së djeshme, policia e shtetit ka rrethuar me eksploziv godinën pese katëshe që ndodhej në hyrje të fushës së Qytetit Studenti, i përcaktuar si vendi ku do të ndërtohet kampusi i UT-së, për t’u hedhur në erë gjatë ditës së sotme, sipas Ora News.
M. Nano për 'Katovicën shqiptare': "e kam prekur më 1998... por Googl-imi tregon të kundërtën"
Mustafa Nano sot te Dita rimerr temën e "Katovicës shqiptare" të ndezur së fundmi nga Servet Pëllumbi me publikimin e një faksimileje që ai e përcolli si autentike. Nano, pasi bën kronikën e kronikës së këtij materiali, për të cilin Dalip Greca, ish Kryeredaktor i "Republikës" këmbëngul që e ka parë dhe botuar 15 vite më parë, pohon që në vitin 1988 e ka mabjtur në dorë një dokument të tillë, pa mundur të kuptojë vërtetësinë e tij.
Presidenti Hollande: "Leonarda mund të kthehet, por pa familjen"
Presidenti fancez François Hollande, është shprehur personalisht mbi fatin e vajzës rome nga Kosova, Leonarda Dibrani, e kapur nga policia për t'u ekstraduar në autobusin e shkollës. Hollande ëshët shprehur se vajza vetë mund të rikthehet në Francë për të vazhduar shkollën, por vetëm kaq. Adoleshentja deklaron se nuk kthehet në Francë pa familjen.
Fund Marrëzisë, shifrat: procedohen penalisht 364 subjekte dhe 363 persona
Ministria e brendshme ka raportuar shifrat e operacionit Fund Marrëzisë të zhvilluar në pikat e lojërave të fatit e basteve. Sipas të dhënave janë bllokuar 348 subjekteteksa ndërsa janë kontrolluar 1,127 të tilla. Janë proceduar penalisht 364 subjekte dhe janë proceduar 363 persona. Gjithashtu, deri më tani rezulton se janë sekuestruar 2,181 makineri lojëra fati dhe e pajisje, 161 kompjutera dhe 503 monitorë në subjektet e pikave të basteve.