Kurti: Pa e hequr Thaçin nga pushteti, nuk hiqet Daçiqi nga Kosova

Të shtunën, me 19 tetor, në tubimin e madh në Prizren, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me vizitën e sotme të Daçiqit në Kosovë, tha se: “Para disa muajve, kryeministri i Serbisë Daçiq, ky fëmijë politik e nxënës i devotshëm i Millosheviqit, erdhi në Prizren dhe piu ujë në shatërvan. Sot në mëngjes, i njëjti ka hyrë sërish në Kosovë, gjithçka në marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, i cili nuk po merr vesh dhe po i jep ujë Serbisë në Kosovë. Pa e hequr Thaçin nga pushteti, nuk hiqet Daçiqi nga Kosova”.
Kurti, sipas komunikatës së VV-së, mes të tjerave tha se me Lëvizjen Vetëvendosje!, nuk do të ketë më pavarësi pa sovranitet, as ekonomi pa prodhim, dhe as institucione pa ligj...
ne.su.
Add new comment