Wikileaks të tjera nga Snowden, rrezikohen marrëdhëniet ShBA-Meksikë

NSA paska përgjuar sistematikisht qeverinë meksikane për vite me rradhë. Ajo ka piratuar llogarinë email të presidentit meksikan duke marrë informacione të thella mbi politikë-bërjen dhe sistemit politik. Lajmi ka të ngjarë të dëmtojë lidhjet midis SHBA dhe Meksikës.
Ky operacion, i quajtur "Flatliquid", është përshkruar në një dokument të rrjedhur nga “spiuni” Edward Snowden, dhe i ka rënë në dorë gazetës gjermane Der Spiegel. Rasti pritet të shkaktojë tendosje të mëtejshme të marrëdhënieve midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë të tensionuara qëkur Rrjeti televiziv brazlian TV Globo shpalli në shtator se NSA monitoronte kandidatin presidencial Enrique Peña Nieto dhe të tjerët rreth tij në verën e vitit 2012. Peña Nieto, tani presidenti i Meksikës.
Ne.su
Add new comment