Godina Pa Leje vs Shteti Shqiptar, raundi 1: fiton Godina

Siç ishte paralajmëruar, sot në mesditë u tentua hedhja në erë e një godine 5-katëshe pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës, e ngritur pa leje.
Hedhja në erë me tritol pothuajse ka dështuar, pasi pas shpërthimit ka pasur një lëkundje të njërës anë të godinës, por jo rrëzim të saj. Ndërkaq shpërthimi ka shkaktuar dëme në bizneset përreth, sipas Ora News.
Ministria e Brendshme ka nxituar të sqarojë se nuk bëhet fjalë për dështim të operacionit.
Sipas njoftimit të kësaj Ministrie, ishte llogaritur që shpërthimi i tritolit të sillte këtë rezultat, të dëmtonte themelin e ndërtesës dhe jo të rrafshonte atë, pasi një sasi e madhe tritoli mund të shkaktonte dëme të shumta. Ministria njofton se shëmbja e plotë e ndërtesës do të bëhet në mënyrë mekanike. Ajo do të rrethohet me kavo që do ta tërheqin deri në rrëzim. Më parë ishte thënë që ndërtesa do shembet nën vete, për të mos rrezikuar ato përreth. Në botë jnaë rrëzuar godina shumë më të mëdha se kjo, dhe me shumë sukses, pa qenë nevoja të rendim te kavot.
Konkluzionet paraprake që mund të nxirren janë se:
- Ministria nuk kishte një plan të qartë, shembje/tërheqje
- Trupat e xhenios nuk janë të specializuara për të shembur ndërtesat me 5 kate e lart
- Janë 500 ndërtime pa leje që presin, disa mund të jenë dhe mbi 5 kate, e ndoshta dhe 15. Do t’i tërheqim të tëra me kavo??
k.c.
Comments
Hahahahahahahahahahahaha FITO

Hahahahahahahahahahahaha

FITON GODINA

Do isha i kenaqur te shofja

Do isha i kenaqur te shofja ndonje pallat te Kucko Kokdhjerit te prishej me dinamit

Kjo që ndodhi sot,tregon
Kjo që ndodhi sot,tregon nivelin e diplomave që meren ne institucionet shqiptare të arsimit te larte publik e privat!!
Një dështim i tillë është më

Një dështim i tillë është më problematik sesa duket ne shikim të parë. Një godinë, tashmë e dëmtuar rëndë, nuk lejon hyje, madje as qëndrim në afërsi, të njerëzve. Shembja në këtë fazë, pas shpërthimit të dështuar duhet bërë vec nga larg e me efekte më të rënda sesa po te shkatërrohej kat më kat me mënyra tradicionale (matrapik, prerje te vogla...). Mungesë profesionaliteti (në mos ndonjë furnizim me lëndë të parë të pakolauduar) tronditëse. Edhe përgjigjia e institucionit është jo dinjitoze, dritëshkurtër.
E vetmja gjë "e mirë" e kësaj ndodhie është që dështimi ndodhi në një godinë relativisht të ulët, në të cilën ka mundësi të veprohet nga jashtë tashmë, me mundësi kontrolli të dëmit në distanca të vogla. Besoj se do mendohen mirë ta ripërdorin këtë teknikë tani afër... nuk guxoj të imagjinoj se si do shkonte puna në një godinë relativisht të lartë... dhe uroj që pësimet të fillojnë të na bëhen mësime, se nuk kemi luksin të gabojmë disa here me të njëjtat gjëra.

Kujtoni komitetin e vjeter

Kujtoni komitetin e vjeter para vitit 1990 ne Tirane se sa me profesionalizem u shemb....ama ishin profesioniste te vertete ushtaraket e asaj kohe...

Tahiri: Transferohen

Tahiri: Transferohen xhenieret si specialiste ne DPP

Kur e sheh të rrethuar

Kur e sheh të rrethuar kështu, nga një re mistike pluhur-tymi, sesi të duket... më pas, merr vesh se baruti paska qenë i lagët dhe gjithë qejfi i kësaj çështjes sikur davaritet! Nejse, nejse.

Tani mund te vene tanket e

Tani mund te vene tanket e ushtrise per ta gjuajtuar me peredha topi, po ka shume mundesi qe te mos e marin dot nishan dhe tja fussin ndonje godine tjeter.

Kur per nje 5-katesh i nxori
Kur per nje 5-katesh i nxori kaq shume probleme nuk e imagjinoj dot se cfare katrahure do te jete shembja e 16-kateshit ngjitur me sky tower. Sigurisht edhe keto "bema" i paguan populli dhe jo kush merr vendimet. Kush do ta marre pergjegjesine per deshtimin, apo si zakonisht deshtimet mbeten jetime.
kam pare ne TV teknika te

kam pare ne TV teknika te demolimit te kontrolluar dhe e njoh disi natyren e eksploziveve.Mund te perdoresh me mire dinamite sesa tritol,se kane fuqi me te vogel shperthyese dhe nuk bejne deme perreth.Vendoset eksplozivi ne kolonat dhe muret mbajtes ne menyre qe ndertesa te pesoje implozion,te bjere brenda vetes.Ne emisionet qe kam pare donte mesatarisht ndonja 2 jave-1 muaj pune per ndertesa te medha.Keshtu qe edhe ketu duhej nje pune me e studjuar, pa protagonizem televizori,se ta shikosh keshtu eshte turp,une do haja duart me dhembe per kete"figura di merda"qe kane bere specialistet e xhenjos a kush ndreqin ka qene.Tani le te behen objekt talljeje,raundi i Pare:fiton Godina!Pastaj,nuk ia vlen tere ajo pergatitje,eksplozivi dhe rrezikshmeria e tij,etj per nje dava godine 4-5 kateshe.Sikur te ishin jashte nuk do ta vleresonin kete menyre,se do u kushtonte me shume sesa me nje buldozer.Nejse,te bejne ç'te duan,keto jane show televizive qe bejne efektin e kundert.Kam frike se edhe ne raundin e dyte do fitoje Godina.Mos merrni TV-te te pakten,vetem Twiterin dhe Facebookun!

Te keto emisionet qe ke pare,

Te keto emisionet qe ke pare, a pe ndonje qe te punonte pa uniforme pune dhe helmet ne koke?

Puna serize fillon qe te ndjekja e regullave elementare te siguris ne pune!

shiko pse duhet helmeta,dhe

shiko pse duhet helmeta,dhe jo tamam per te shtrire fitilat.Sepse shpohen vrima me demolitor(trapano i fuqishem) dhe vendosen cilindra eksplozivi ne pikat nevralgjike,lehtesohen disa mure mbajtes,behen keto pune paraprake,ne te cilat duhet te jesh konform rregullave me unifrome e helmete siç thua ti.Njoh disa nga eksplozivet dhe lendet plasese&municionet dhe e di qe policia nuk ka specialiste te tille te mirefillte,sepse nuk e ka pasur as si dege ne akademi,por ketu behet fjale per njerez qe duhet te jene trajnuar per demolicione,qe te dine mire edhe strukturen e nje ndertese dhe teknikat e implodimit te shkallezuar.Sinqerisht nuk u ve faj,se eshte e veshtire,por figuren e m..tit e bene ama.

Duhen inxhinierë ndërtimi,

Duhen inxhinierë ndërtimi, ta themi thjeshtë. Dhe jo inxhinierë zbatimi por nga ata të profilit strukturist (projektues), dhe detyrimisht të zotë dhe intuitivë (dhe është e vështirë t'i dallosh pasi nuk është se produktet inxhinierike janë provuar, si ky rast psh). Them këtë pasi për këto procese duhet ditur mirë koncepti i shpërndarjes së forcave dhe deformimeve në strukturë, duke përcaktuar edhe pozicionin dhe rradhën e elementëve që shkatërrohen, në mënyrë që të garantohet realizimi. Mënyra e shkatërrimit që shihet në video është banale në koncept (nuk duket asnjë shenjë dëmtimi të imponuar nëpër strukturën e brendshme, vertikale dhe horizontale nëpër kate, që t'i mundësonte shkatërrimin e plotë dhe me drejtim nga brenda). Do ta pranoja me buzëqeshje një amatorizëm të tillë (duke patur parasysh edhe lartësinë modeste të strukturës dhe periferinë e sigurt rreth saj) nëse do ishte (të paktën) heshtur për gabimin. Ajo që të le një shije të hidhur është reagimi i ministrisë...
Uroj (si më lart) që të bëhet mësim për dy gjëra: standarti (jo vetëm) teknik i punëve (që përfshin edhe rregullat e sigurimit teknik, por shtrihet në gjithë jetën urbane) dhe standarti etik i trajtimit të komunikimit me publikun! Personalisht e kam përçmuar thellë shtetbërjen e Berishës për këto dy parametra, ndaj uroj që qeverisja e re ta njohë këtë nevojë për ndryshim.

Sa vjec ishin keta te

Sa vjec ishin keta te xhenerit? Mos ndoshta vetem 27 sic i do Rama?

ncuq ncuq K.Cte

ncuq ncuq K.C
te shqiptarja.com titulli ishte Shpërthimi, shembet plotësisht godina tek Fakulteti Ekonomik
Nje inspektor madje kishte vene re nje fidan qe po rritej... ! Hic o fare gjurme godine je ne vete ti?
Me kete optimizem alla "pushteti popullor" prite kur te na gdhije me burre A.Basha

Po artmitralier.Drejtus I

Po artmitralier.Drejtus I pare.avokat.SpecKufiri.SpecPolicimi. Artan Didi e shkuli mustaqen e djathte more qafire se na bete gazin e botes na bete

S'ka gje. Kjo ishte e para.
S'ka gje. Kjo ishte e para. Do te shembin dhjetra te tjera dhe do te behen specialiste te kerkuar edhe ne bote.
Megjithate ajo u rrafshua per toke...
per te gjithe injorantet.

per te gjithe injorantet. shperthimet ne pergjithesi behen ne cdo kat te godines qe te mundosoje rrezimin e gjithe saj. ne rastin ne fjale (per ata qe e pane) shperthimi u realizua vetem te kollonat ne fund afer themeleve. eshte me se normale qe edhe mos te bjere, pasi gjithe struktura tjeter mbetet e pa prekur. kjo qe mos te vendosesh shume eksploziv e mos te behesh me shume dem sec u be, rreth godinave te tjera. prandaj para se te flisni beni nje analize. se kashta merr kollaj zjarr.

Add new comment