M. Nano për 'Katovicën shqiptare': "e kam prekur më 1998... por Googl-imi tregon të kundërtën"

Postuar në 20 Tetor, 2013 03:50

Mustafa Nano sot te Dita rimerr temën e "Katovicës shqiptare" të ndezur së fundmi nga Servet Pëllumbi me publikimin e një faksimileje që ai e përcolli si autentike. Nano, pasi bën kronikën e kronikës së këtij materiali, për të cilin Dalip Greca, ish Kryeredaktor i "Republikës" këmbëngul që e ka parë dhe botuar 15 vite më parë, pohon që në vitin 1988 e ka mabjtur në dorë një dokument të tillë, pa  mundur të kuptojë vërtetësinë e tij. ""...bën vaki të ketë qenë i njëjti burim me Tomor Malasain.Nuk më lanë ta mbaja në duar më shumë se 2 minuta (ishin dhe duar të tjera që kërkonin ta preknin në atë rrethanë), e prandaj nuk po e përmend këtë dokument si dëshmi të autenticitetit të tij. E përmend për të thënë që ky dokument ka kohë që qarkullon..." shkruan Nano.

Ai i kërkon më tej Pëllumbit që sipas Nanos "njihet si një nga mendjet më racionale të politikës së Tiranës" që të tregojë nëse e auqn autentik prej instinktit, apo se ka "ndonjëprovë tjetër që ai e mban të fshehur".

Pasi ka bërë një  search në internet pa mundur të gjejë asnjë burim tjetër në anglisht për një platformë "Katowice", Nano pyet, se a mos është mbledhja e Katovicës si protokollet e pleqvë të Sionit?

k.c.

 

e plotë:

http://gazetadita.al/mbledhja-e-katovices-si-protokollet-e-p...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.