Arkiv-Lajme

Shqipëria më afër se kurrë anëtarësimit në BE, nesër “drita jeshile” për statusin në dhjetor

Postuar në 15 Tetor, 2013 13:38

Sipas lajmeve më të fundit që vijnë nga Brukseli, Shqipëria është më pranë asaj që ka dëshiruar. Nesër do të merret “OK”, për të qenë vendi më i  ri kandidat për Bashkimin Europian me objektivin për anëtarësimin në BE.

DW: Fshatarët e Lazaratit në “hesap” të tyre, të garantuar nga rrjetet ndërkombëtare të drogës

Postuar në 15 Tetor, 2013 13:15

Kanë mundur të futen në Lazarat dhe të bëjnë një punë mjaft profesionale gazetarët e emisionit “European Journal” të Deutsche Welle-s, gjë që veç shkrimit duket edhe nga fotot që ata kanë publikuar. Reportazhi titullohet “Fshati i marijuanës”.

“Fermerët në këtë fshat malor në jug të Shqipërisë arrijnë të korrin plot 900 ton kanabis çdo vit, me një vlerë tregu të përllogaritur në 4.5 miliard euro- edhe pse kultivimi i kanabisit është i paligjshëm atje,” thonë gazetarët.

Fajin për krizën në SHBA e ka idiokracia e republikanëve, thotë J.Chase

Postuar në 15 Tetor, 2013 12:21

Një sqarim të thjeshtë, të bukur dhe të shkruar këndshëm mbi atë që po ndodh aktualisht në SHBA, e ka dhënë për “ne europianët” Jefferson Chase, amerikan dhe redaktor në Deutsche Welle. SIpas tij, shkaku qëndron në sistemin zgjedhor amerikan, prej nga merr fuqi një pakicë brenda pakicës republikane, pikërisht përfaqësuesit politikë të lëvizjes Tea Party. Në shkrimin me titull “Idiokracia e republikanëve”, Chase hedh dritë mbi gjithë kuadrin historik dhe legjislativ të kësaj situate. Ja një paragraf domethënës:

Të gjithë e duan Metën. Intervista me Taren, kujdes për të maskuar pushtetin

Postuar në 15 Tetor, 2013 10:58

I përmbajtur, i esëllt, i dobësuar fizikisht por akoma më shumë i forcuar politikisht, dhe me kujdes maksimal për ta maskuar këtë forcim u shfaq kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në intervistën e djeshme televizive me Ilva Taren. “Të gjithë e duan Metën”, mund të titullohej kjo stinë politike për kryetarin e LSI-së. Një deputet republikan iu bashkua partisë së tij, siç më parë bëri një kryetar bashkie; ndërsa dy deputetë socialistë, Doshi e Ylli, e panë të arsyeshme të sqaroheshin mediatikisht pasi u panë “të shoqëroheshin” me Metën.

Kurban Bajrami. Rama dhuron për xhaminë, Nishani kërkon përsosjen, Nano shan shpellarët, Berisha ka ditëlindjen

Postuar në 15 Tetor, 2013 09:12

Kryeministri Edi Rama, siguroi besimtarët myslimanë ditën e Kurban Bajramit (libri i tij me këtë emër duket se i solli fat një vit pas botimit) se xhamia e madhe do të ndërtohet, dhe se ai vetë do të jetë një donator modest për ndërtimin e saj. Lidhur me këtë çështje, kryebashkiaku Lulzim Basha u distancua me takt dhe deklaroi se tashmë projekti në fjalë është një temë që i përket Komunitetit Mysliman dhe qeverisë.

Farefisnia e sikletshme e Kadaresë me Enver Hoxhën, në librin e N.Kullës

Postuar në 15 Tetor, 2013 07:52

Në biografinë për shkrimtarin Ismail Kadare të autorit Ndriçim Kulla, “Ylli i shkrimtarit”, del edhe një detaj interesant që gazeta Panorama e ka trajtuar në numrin e sotëm: Familjet e Ismail Kadaresë dhe Enver Hoxhës kishin farefisni, por asnjëra palë nuk e përmendte këtë, përpos rasteve kur ishin të tretët ata që e përmendnin këtë fakt. Në libër Kulla është ndalur gjatë në këtë fakt, duke zbërthyer arsyet pse i ati Halit ia kishte mohuar të birit, Ismailit fëmijë faktin se kishin të bënin me diktatorin.

Kaosi me makinat e sekuestruara: Të përvetësuara, të “dhëna në përdorim”, të humbura!

Postuar në 15 Tetor, 2013 06:13

Ndër vite, herë pas here kanë dalë në shtyp lajme mbi “derexhenë” ku ishin katandisur makinat e sekuestruara nga policia, edhe në rastet kur të zotëve u është kthyer mjeti me vendim gjykate: Pjesë të munguara, karburanti i konsumuar etj etj, që e bënin makinën të papërdorshme. Nuk është dëgjuar ndonjë rast kur pronarët kanë paditur policinë për këto dëmtime dhe kanë gjetur të drejtën.

Celibashi: Presidentin e Republikës do ta zgjedhë parlamenti aktual në 2017-ën

Postuar në 15 Tetor, 2013 03:34

Presidenti i Republikës në vitin 2017 do të zgjidhet nga ky parlament dhe jo nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e atij viti. Këtë deklaratë e ka bërë dje në emisonin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, ministri i shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Ilirjan Celibashi.

Meidani Jr: Më pezulluan për aksionin tim të suksesshëm ndaj Kurum-it

Postuar në 15 Tetor, 2013 03:07

Denion Meidani, drejtor i Departamentit të Antikontrabandës në Administratën Doganore në një intervistë për GSH ka reaguar ndaj një vendimit për pezullimin e tij nga puna. Ai thotë se zyrtarisht, është vënë në dijeni të pezullimit përmes një letre zyrtare se motivacioni për këtë vendim ishte thyerja e kodit etik gjatë ushtrimit të detyrës. Por ndërkaq, djali i ish-presidentit Meidani e lidh pezullimin pikërisht me aksionin e ndërmarrë ndaj kompanisë "Kurum", dhe jo me dekonspirimin e këtij aksioni.

Sot në orën 20 në News24: BAROMETËR24, i pari sondazh periodik në TV-të shqiptare

Postuar në 14 Tetor, 2013 20:45

Sot në orën 20:00, televizioni News24 i bashkohet dhjetra televizioneve në botën demokratike, duke sjellë në Shqipëri BAROMETËR24 – të parin sondazh periodik në TV-të shqiptare. Ky sondazh periodik do të zhvillohet nën mbikqyrjen statistikore të Dr. Eduard Zaloshnjës, bashkpunëtorit të rregullt të respublica.al.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme