Celibashi: Presidentin e Republikës do ta zgjedhë parlamenti aktual në 2017-ën

Presidenti i Republikës në vitin 2017 do të zgjidhet nga ky parlament dhe jo nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e atij viti. Këtë deklaratë e ka bërë dje në emisonin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, ministri i shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Ilirjan Celibashi. Duke qenë se në vitin 2017 do të kemi njëkohësisht edhe zgjedhjen e presidentit edhe zgjedhje parlamentare, gazetari Qafoku e shtroi si një nga pyetjet e tij në emision se si do zgjidhet kjo koicidencë për të cilën juristët që hartuan kodin Zgjedhor duket se nuk e kanë parashikuar: Cili parlament do ta zgjedhë pasardhësin e Bujar Nishanit, parlamenti actual apo parlamenti që do dalë nga zgjedhjet e vitit 2017? Kjo edhe për faktin se sipas kushtetutës mandati i presidentit mbaron në korrik, ndërsa zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në maj ose qershor. Pikërisht kjo krijon një dielëm të madhe për këtë mbivendosje kohore që kërkon vërtetë një zgjidhje shumë kohë më parë në mënyrë që të mos krijojë kriza të panevojshme në vitin 2017.Por ministri Celibashi bëhet i pari zyrtar i qeverisë që ka dhënë një opinion po zyrtar për këtë përplasje. I ftuar në një panel me gazetarë, Celibashi sqaroi se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisin përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenti do të zgjidhet përprara se të mbarojë mandati i kuvendit aktual. Megjithatë duhet të pritet edhe qendrimi zyrtar I opozitës për të parë nëse deklarata e Celibashit pranohet prej tyre apo jo. Gjithsesi, parlamenti aktual realisht rrezikon të bëhet i vetmi parlament i zgjedhur pas viti 1990 në Shqipëri që të mos zgjedhë një president të republikës. Parlamenti I zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991 zgjodhi president të Republikës më 30 prill 1991 Ramiz Alinë. Parlamenti I dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1992 zgjodhi president më 3 prill 1992 president. Parlamenti I dalë nga zgjedhjet e 26 majit 1996 zgjodhi më 2 mars 1997 president për një mandatë të dytë Sali Berishën. Parlamenti I dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit 1997 zgjodhi president më 24 korrik 1997 Rexhep Meidanin. Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2001 zgjodhi president më 24 qershor 2002 Alfred Mosiun. Parlamenti I dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005 zgjodhi president më 20 korrik 2007 Bamir Topin. Parlamenti I dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 zgjodhi president më 24 korrik 2012 Bujar Nishanin.
Re.Pu.
Add new comment