Arkiv-Lajme
Ndoka: [drejtorët e rinj] “kanë në dorë mosfunksionimin e shtetit...” dhe shton diçka për një kafe me Berishën
Nard Ndoka, kreu i PDK ka dhënë sot një intervistë për Shqiptarja.com. përtej ngulmimit të gazetares, z. Ndoka i është shmangur pyetjeve mbi kalimin me maxhorancën apo nëse është më mirë të bashkohesh me PS a me LSI.
z. Ndoka flet për drejtorët e rinj të emëruar nga Rama, që “kanë në dorë mosfunksionimin e shtetit”:
Hierarkia e pagave shtetërore: CEZ i bën karshillëk presidencës, Drejtori i ANTA-s, Kryeministrit!
Vizion plus ka bërë një investigim të pagave shtetërore, dhe rezultatet (për të painformuarit) janë shokuese: administratori i CEZ-it paguhet më shumë se Presidenti apo Kryeministri i Republikës.
Presidenti ka një pagë prej 250,000 lek/muaj, Kryeministri 220 mijë lekë/muaj, Drejtori i ANTA-s po 220,000 lekë/muaj, ndërsa administratori i kompanisë CEZ, ka një rrogë prej 300 mijë lëkë/muaj.
Venizellos vjen pasnesër, Fletorja Zyrtare boton rezolutën (e vonuar) çame...
Të mësuar që qeveria e mëparë "i fshihte" vendimet duke mos i botuar në Fletoren Zyrtare, tingëllon e çuditshme fraza: "Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame është botuar në Fletoren Zyrtare."
Venizellos vjen pasnesër, Fletorja Zyrtare boton rezolutën (e vonuar) çame...
Të mësuar që qeveria e mëparë "i fshihte" vendimet duke mos i botuar në Fletoren Zyrtare, tingëllon e çuditshme fraza: "Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame është botuar në Fletoren Zyrtare."
Pse duhet Venizellos në një vizitë zyrtare të vizitojë Kishën Autoqefale (por që nuk përmendet) Ortodokse Shqiptare??
Pyetja lind pasi lexon njoftimi e Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me vizitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm grek, Evangelos Venizelos këtë të hënë në Tiranë.
Kryeministri serb sillet si rrugaç në takim me përfaqësinë e Preshevës: aludon për bukurinë (dhe jo vetëm) e ministres kosovare Vlora Çitaku
Që një kryeministër ballkanas mund të sillet dhe si rrugaç, mjafton ky detaj i deklaruar për gazetën “Kosova Sot” nga Junuz Musliu, pjesë e delegacionit nga lugina e Preshevës të cilët takuar para pak ditësh Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.
“Ai pyeti se ‘a ka ardhur ajo bukuroshja’, meqë ai nuk ka qenë aty, kur ajo ka shkuar në Beograd, dhe se ‘sikur të kisha qenë edhe unë aty do të kishte kaluar shumë më mirë’, rrëfen Musliu.
Rama i shkruan letër, Basha ia kthen në konferencë shtypi. Konsensusi duket larg.
Pozita dhe opozita në emër “të interesave të vendit” bëjnë sikur duan konsensus, por nuk knaë ndër mend të arrijnë konsensus. Kjo përshtypje të vjen pas letër-shkëmbimit dhe konferencë-shkëmbimit të mesazheve.
Kryeministri Rama i ka dërguar krerëve të opozitës një letër që kërkonte konsesus (jo konsesnus votash, deklaroi më tej dhe ministria Harito) për Statusin e Nëpunësit Civil:
Maqedonia nuk i “harron” të vetët, Shqipëria e ka harruar prej kohësh Manastirin!
Deklarata e presidentit Ivanov me minoritetin maqedonas në Pogradec se Maqedonia së shpejti do të hapë konsullatën e saj në qytetin e Korçës. Madje, autoritetet e Maqedonisë kanë hapur një konsullatë formale me konsull nderi edhe në qytetin e Durrësit, ku po vazhdojnë aktivitete intensive.
Imami i Laprakës: "xhamia nuk bëhet për tekat e jobesimtarëve, politikanëve apo një kaste opinionistësh..."
"Paradoksi në vendin tonë është se për xhaminë më shumë po flasin jobesimtarët se sa besimtarët. Veç asaj, ky objekt kulti nuk bëhet për t'u plotësuar tekat jobesimtarëve, politikanëve apo një kaste opinionistësh. Xhamia si tempull nuk mund të krahasohet apo të hiqet paralele me pemë apo fije bari, me gjithë respektin që kemi për të pasur gjelbërim. Njeriu ka më shumë nevojë për besim te Zoti se sa për gjelbërim."
Ekipi për "çarmatosjen" e Sirisë rrëmben Nobelin për Paqe
Çmimi Nobel për Paqen, është dhe çmimi më i kontestuar jo vetëm sepse përmban zgjedhje "politike" që në thelb, por dhe për shkak të shumë fituesve të mëparshëm që mund të mos e kishin merituar (Kisinxher, njëri prej tyre).
Këtë vit i është dhënë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), institucioni që po mbikëqyr shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë, me motivimin e “punës së stërmadhe të kësaj organizate për eliminimin e armëve kimike”.
