Venizellos vjen pasnesër, Fletorja Zyrtare boton rezolutën (e vonuar) çame...

Të mësuar që qeveria e mëparë "i fshihte" vendimet duke mos i botuar në Fletoren Zyrtare, tingëllon e çuditshme fraza: "Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame është botuar në Fletoren Zyrtare."
Jo më larg se pranvera e këtij viti, miratimi i rezolutës u shoqërua me debate në Kuvend për shkak se ky akt nuk ishte dërguar në Fletoren Zyrtare.
Në Rezolutë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet vendit tonë dhe Greqisë, si dhe duke konsideruar Konventën Europiane dhe Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si detyrimisht të zbatueshme nga të dy vendet vlerëson se “është koha që çështja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me origjinë çame të rimerret në shqyrtim nga të dyja palët”, sipas TCH.
Në këtë kontekst, Rezoluta kërkon që qeveria e Republikës së Shqipërisë të shtojë më tej përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe pasurive të tjera të patjetërsueshme të popullsisë çame, në përputhje me dokumentet e njohura ndërkombëtare.
Gjithashtu, thuhet në Rezolutë, se gjetja e një zgjidhjeje të shpejtë në aspektin teknik dhe juridik mes qeverive të dy vendeve për çështjen e sekuestros konservative të vendosur si rrjedhojë e Ligjit të Luftës të vitit 1940 mbi pasuritë e popullsisë çame si dhe ngrirjen e ligjit numër 2664 të 3 dhjetorit 1998, do të përbënin një kontribut shumë të rëndësishëm për kapërcimin e problemeve të krijuara prej tyre.
E gjtihë kjo, 1 ditë para ardhjes së zv/Kryeministrit grek Venizellos.
k.c.
Add new comment