Hierarkia e pagave shtetërore: CEZ i bën karshillëk presidencës, Drejtori i ANTA-s, Kryeministrit!

Postuar në 12 Tetor, 2013 16:06

Vizion plus ka bërë një investigim të pagave shtetërore, dhe rezultatet (për të painformuarit) janë shokuese: administratori i CEZ-it paguhet më shumë se Presidenti apo Kryeministri i Republikës.

Presidenti ka një pagë prej 250,000 lek/muaj, Kryeministri 220 mijë lekë/muaj, Drejtori i ANTA-s po 220,000 lekë/muaj, ndërsa administratori i kompanisë CEZ, ka një rrogë prej 300 mijë lëkë/muaj.

Shoqëritë aksionere me kapital shtetëror ku bëjnë pjesë “Albpetrol”, “Korporata Elektroenergjetike”, “Operatorit i Sistemimit të Transmetimit”, etj., janë kompani që nuk marrin para nga buxheti i shtetit por janë me vetëfinancim. Ndaj dhe struktura e pagës së tyre nuk varet nga buxheti. 

Sipas ligjit, ekspertet shpjegojnë se çdo shoqëri ka një bord mbikëqyrës, anëtaret e të cilit zgjidhen nga ministri i linjës dhe ky bord përcakton edhe pagat.

ne.su.

Comments

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

<p>Ore, ju të Respublicës, i kontrolloni ato që shkruani? Nga e gjetët ju që CEZ merrka para nga buxheti dhe duhet tu krahasoka me Presidencën dhe Kryeministrinë??? A e dini që është kompani sh.a. dhe ka 76% aksione CEZ dhe 24% aksione shteti Shqiptar? Aq më tepër, e krahasoni me OST dhe Albpetrol (sha me 100% kapital shtetëror) dhe thoni që CEZ qeka shtetërore ndërsa këto të tjerat nuk qenkërkan?!</p><p>Sa për pagën, krahasuar me pagat e menaxherit të mëparshëm Çek, paga e Dollapit 2,200 Euro duket karamele.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.