Ekipi për "çarmatosjen" e Sirisë rrëmben Nobelin për Paqe

Postuar në 12 Tetor, 2013 06:38

Çmimi Nobel për Paqen, është dhe çmimi më i kontestuar jo vetëm sepse përmban zgjedhje "politike" që në thelb, por dhe për shkak të shumë fituesve të mëparshëm që mund të mos e kishin merituar (Kisinxher, njëri prej tyre).

Këtë vit i është dhënë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), institucioni që po mbikëqyr shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë, me motivimin e “punës së stërmadhe të kësaj organizate për eliminimin e armëve kimike”.

OPCW me bazë në Hagë të Holandës u krijua për të ekzekutuar Konventën për Armët Kimike të vitit 1997. Ajo së fundmi dërgoi inspektorë për shkatërrimin e arsenalit të Sirisë, një nga arsenalet më të fuqishme të armëve kimike në botë. Kjo është edhe hera e parë që inspektorët e saj punojnë në një zonë lufte aktive, dhe prej shumë pak kohe për të treguar se e meriton vërtet këtë çmim. 

OPCW ka punuar për 16 vjet për eliminimin e armëve kimike të botës, por pjesa më e madhe e punës së saj është e lodhshme dhe jo shumë e dëgjuar në lajme. Një staf me rreth 500 vetë, që punon nga zyrat e Hagës, është angazhuar për t’u siguruar që të 189 nënshkruesit e Konventës për Armët Kimike të respektojnë angazhimet që kanë marrë. Por vetëm në javët e fundit, pas përdorimit të armëve kimike në Siri, kjo organizatë u bë e njohur për të gjithë.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Parlamenti Britanik dhe Rusia e meritonin me teper cmimin Nobel per Paqen...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.