Arkiv-Lajme

E pengon Bashkia opozitën e Bashës?

Postuar në 10 Tetor, 2013 09:58

Brenda dy ditëve ai është detyruar të dalë publikisht për të denoncuar shkarkimet e drejtuesve të policisë dhe për të mbrojtur një vendim të bashkisë që i hap rrugë ndërtimit të xhamisë së re dhe një kompleksi komercial ngjitur me të në lulishten përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo pozitë mes akuzuesit si përfaqësues i opozitës dhe mbrojtësit si administrator i kryeqytetit, mund ta vendosë Bashën në një ngërç që do ta kushtëzonte ndjeshëm rolin e tij opozitar - mendon autori Armand Shkullaku.

Nobelistja në letërsi, Alice Munro, "u martua me burrin e dytë pasi pinë 3 martini..."

Postuar në 10 Tetor, 2013 09:22

Alice Munro ka fituar Çmimin Nobel në Letërsi . Deklarata e çmimit e quante shkrimtaren kanadeze (laureatja e dytë kanadez e, në qoftë se llogaritet si kanadaz Saul Bellow, vëren Paris Review) një "mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor".

Ja 10 fakte për të, sipas Guardian Books:

Oketa: Vendimi i KQZ-së, akt primitiv

Postuar në 10 Tetor, 2013 08:32

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përjashtimin e kandidates së Frymës së Re Demokratike për garën për kryetarë bashkie në Korçë është cilësuar nga FRD si akt primitiv i këtij institucioni. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i përgjithshëm Gazmend Oketa e theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbatoi urdhrin politik të Partisë Demokratike. "Vendimi i KQZ është zbatim i urdhrit politik të PD për largimin e kandidates sonë për bashkinë Korçë. KQZ bëri një akt primitiv. PD i trembet garës elektorale dhe kërkon të kthehet situata e para viteve ?90.

Ka të bëjë vendlindja me profesionalizmin?

Postuar në 10 Tetor, 2013 07:04

Ish-Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, duke folur për ABC News tha se policia po mbushet me tepelenas. Ai rreshtoi disa emra nga Tepelena, që janë emëruar në detyra të larta në polici, me në krye Didin. Sipas Olldashit drejtori i ri i Policisë së Shtetit është emëruar në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit. Deputeti demokrat tha se Artan Didi nuk plotëson tre kriteret kryesore për të qenë drejtues i Policisë së Shtetit nuk ka shkollimin e duhur, gradën e nevojshme dhe eksperiencën në vite pune - sipas tij. a.n.

Deputetët duhet t'i kenë patjetër xhepat plot?

Postuar në 10 Tetor, 2013 06:44

Gjovalin Kadeli, ish- deputeti socialist, i cili u konvertua në demokrat vetëm në muajt e fundit të pushtetit të Sali Berishës ka postuar ne Facebook një foto me vajzën e tij, Idën, në Londër.

Vajza e tij po gërmon në portofol, kurse Kadeli shkruan: “Me Idën në Londër, duke mbledhur qindarkat për të paguar darkën”. Një mik i thotë Kadelit se i paska shkuar keq puna.

Kurse Kadeli përgjigjet: “Më mirë refugjat në Angli se deputet në opozitë në Shqipëri”. Ndërkohë Andis Harasani, një tjetër ish- deputet socialist, i shkruan: “Nuk të lënë miqtë keq ty”. a.n.

S'ka Kadare... Nobeli i shkon Alice Munro!

Postuar në 10 Tetor, 2013 06:20

Akademia e NOBEL sapo ka njoftuar që fituesja e Nobelit për letërsi është Ann Alice Munro (lindur 10 korrik 1931). 

Nano komenton titullin: “Me gegët bën komb, me toskët bën shtet”

Postuar në 10 Tetor, 2013 03:43

Ka shkaktuar një furtunë në rrjetet sociale titulli që është përdorur nga gazetat për të ilustruar daljen në treg të librit të ri të Mustafa Nanos “Unë jam gegë”. Bëhet fjalë për frazën “me gegët bën komb, me toskët bën shtet”.

Vetë Nano, në rubrikën e tij “Zululand” në të përditshmen Dita, ka komentuar këtë debat.

U plagos në detyrë (megjithatë në 2005 e liruan(!)

Postuar në 10 Tetor, 2013 03:32

E perditshmja Panorama ka bere nje portret te shkurter te drejtorit te ri te policise se shtetit. Artan Didi, 50 vjeç, ka lindur në Tepelenë dhe ka një karrierë të gjatë në polici. Ai e ka nisur karrierën në vitin e vështirë 1997. Ka qenë drejtues i repartit të forcave speciale RENEA deri në vitin 2000. Më pas ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në vitin 2005 doli në lirim. (doli apo e nxoren?) Pasi nisi një biznes privat, emigroi me lotari amerikane bashkë me familjen në këtë vend.

Me hajr na qoftë, pra!

Postuar në 10 Tetor, 2013 03:18

E perditshmja DITA botoi pak dite me pare disa dokumenta qe flisnin mbi persekutimin e dijetarit Eqerem Cabej ne vitin 1967 prej nje grupi akademikesh, mes te cileve kreu i sotem i Akademise se Shkencave Myzafer Korkuti.

Sot Dita ka botuar nje interviste me gjuhetarin Primo Shllaku (intervista eshte dhene ne nje gegnishte te paster) ku ngjarja konfirmohet dhe jepen detaje.

Saimir Pirgu në ‘Porta a Porta’; pret të marrë shtetësinë italiane

Postuar në 09 Tetor, 2013 18:15

Në programin ‘Porta a Porta’ të Brunos Vespa-s në Rai Uno kushtuar 200 vjetorit të Giuseppe Verdi-t (që është ende duke u transmetuar), është i ftuar dhe Saimir Pirgu. Në pjesën e parë të programit fliste nga SHBA-të dhe dirigjenti i madh Riccardo Mutti, i cili nuk i kurseu komplimentat për tenorin shqiptar, me të cilin ka bashkëpunuar në një numër rastesh. Sopranoja Anna Pirozzi luajti pranë tij, live në studio, rolin e Violetës së Traviatës së Verdit, dhe Pirgu e klasifikoi këtë Violetë gjysmë me shaka si të 23-ën e jetës së vet artistike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme