Arkiv-Lajme
Pezullohet qiellgërvishtësi në bulevard, ndërtuesit nuk paraqitën asnjë dokument!
Prej dy javësh, Inspektoriati i Ndërtimit ka kërkuar dokumentacionin përkatës për ndërtimin e një pallati 16 katësh ngjitur me Kullat Binjake në bulevardin qëndror të Tiranës, por firma ndërtuese nuk e kishte paraqitur. Për këtë arsye, Inspektorati i Ndërtimit ka kërkuar pezullimin e ndërtimit, çka është kryer sot edhe me ndihmën e Policisë së Shtetit. Pezullimi është realizuar pa shqetësime, dhe kjo është “risi” shqiptare në këtë lëmë, çka ngre megjithatë disa pyetje: Pra, ndërtuesit kanë bërë gjithçka pa dokumentacion dhe të pashqetësuar nga strukturat e shtetit, qëndrore apo lokale?
Edi Paloka: Nëse PD fiton zgjedhjet në 2017, Basha kryeministër, jo Berisha!
“Nëse PD fiton zgjedhjet e 2017 kryeministër do jetë Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha”. Këtë deklaratë e ka bërë dje kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka në emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku. Paloka e sqaroi këtë me faktin që Berisha ndoënse vazhdon të ketë autoritetin dhe hijen e një politikani absolut në PD dhe jashtë saj nuk mund të jetë kryeministër kur kryetar i PD është Lulzim Basha. “Basha ka të gjitha atributet e liderit të PD dhe nuk mund të ndodhë që kryeministër të jetë Berisha nëse PD fiton zgjedhjet”, nënvizoi Paloka.
Plasin ofertat online për makinën e Bregut. Komentuesit ofrojnë deri në 15 mijë euro
Në faqet online të Temës, Panoramës, Shekullit etj, kudo ku është njoftuar reagimi i ish ministres së Integrimit Majlinda Bregu, lidhur me publikimin e lajmit për blerjen e makinës Jaguar XF që kushton mbi 68 mijë euro (dhe që Bregu ka deklaruar se kushton rreth dhjetë më pak, pra 6-7 mijë euro), kanë plasur ofertat.
Sot në ora 18:00 në Universitetin Europian të Tiranës promovohet libri i Mustafa Nanos “Unë jam gegë”
Para disa ditësh gazeta DITA ka “justifikuar” heshtjen disajavore të Mustafa Nanos, me lajmin se gjatë kësaj kohe ai po bënte gati një libër që do të dilte në treg nga fundi i muajit shtator ose fillimi i tetorit, dhe se libri do të trajtonte një temë delikate dhe provokuese, një vështrim analitik dhe eseistik mbi gegët dhe toskët. Lajmin se ky libër ka dalë në qarkullim e kanë dhënë dy gazeta, Mapo dhe Panorama, të cilat shtojnë se përurimi i këtij libri bëhet sot më (datë 8.10.2013), në ora 18:00 në mjediset e Universitetit Evropian të Tiranës.
A.Peza: Të shkarkohet Endira e AMA-s, të shkrihet Këshilli Drejtues i RTVSH-së
Klientelizëm i skajshëm në dhënien e licencave për operatorë afër pushtetit, diskriminim i tregut duke e vënë në kushte të pabarabarta; disa frekuenca kombëtare u zaptuan dhe legalizuan, të tjerëve u ndalohen dhe licenca lokale duke u vënë në shërbim të një grupi mediatik si ushtarë. Këto janë bëmat e kryetares së AMA-s Endira Bushati sipas deputetit Alfred Peza, nënkryetar i komisionit parlamentar të Medias.
Shënim: Mos e shani Briseidën!
Në një editorial të sotëm në gazetën MAPO, Alfred Lela kritikonte me elegancë dy zonjushat që Edi Rama ka emëruar në krye të doganave dhe tatimeve shqiptare. Por ndërsa për Elisa Spiropalin (drejtoren e doganave), Lela shkruante fjalë të mira për aftësitë e saj komunikuese, për Briseida Shehajn (drejtoren e tatimeve) nuk kishte asnjë fjalë të mirë, qoftë për aftësitë komunikuese, e qoftë për eksperiencën drejtuese/teknike. Sidoqoftë, Lela njihet për pozicionin kritik ndaj Edi Ramës dhe silurimi i tij i sotëm, sidomos ndaj Briseidës, mund të skontohet pak.
Biznes okult me mbrojtjen, nën komandën e Berishës junior. Denoncim i një shoferi në Amb. Amerikane
Një vit më parë, shoferi i Drejtorit të Uzinës së Mjekësit në Elbasan, Daniel Karanxha, i quajtur Ndriçim Ashiku, i ka dërguar një raport denoncues ambasadës amerikane në Tiranë, përmes të cilit denoncon një rrjet të tërë (mafioz, është epiteti që përdoret) me në krye ish- ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Raporti ka rënë në dorë të gazetës Dita, që e ka botuar në numrin e sotëm. Në material theksohet se fijet e këtij rrjeti i tërheq biri i Sali Berishës, Shkëlzeni. Ashiku thotë se e ka denoncuar në kryeministri këtë skandal, por ka marrë kërcënime me jetë ai dhe familja e tij.
Vëllezërit e moshuar: Na kanë masakruar, s’kemi mbrojtje. Dhe “kërcënojnë” me vetëvrasje
Dy vëllezërit e moshuar në Arrëz të Tepelenës, Hydai dhe Sali Haxha, 84 dhe 82 vjeçarë, është hera e katërt që i rrahin, i grabisin e pastaj edhe i kërcënojnë të mos hapin gojë. Autorë janë dy vëllezërit Shehaj që me moshë janë sa nipat e tyre, e të cilët autoritetet e rendit në zonë “nuk i kapin dot” me prova e fakte, ndaj i lirojnë. Por seria e fundit e dajakut ka bërë bujë dhe në Arrëz kanë shkuar edhe gazetarët.
Gjykata vulos dënimin e ish ministrit grek, me 20 vjet burg
Gjykata vendosi para pak minutash gjetjen fajtor të ish ministrit dhe politikanit të lartë socialist grek, Akis Cohaxopulos, 73 vjeç, nën akuzën e pastrimit të parave. Ai dënohet edhe me 20 vjet burg, përveç një dënimi prej tetë vitesh që ka mbi shpinë, nën akuzën e fshehjes së pasurisë. Bashkë me politikanin me stazh 30 vjeçar në majat më të lartë të pushtetit, dënohen bashkëshorjta e tij, ish bashkëshortja, vajza dhe rreth 13 persona të tjerë të implikuar.
E njoh Bitron, ka firmosur me urdhër. E ftoj të zbardhë hajdutërinë e sistemit Berisha, thotë Baze
Kleves Bitro, ish gazetar dhe ithtar i hapur i të djathtës, nuk duhet t’i fshihet drejtësisë, por të vijë e të flasë për aferat e familjes Berisha dhe klientëve mediatikë të tij. Këtë këshillë jep në editorialin e ri Mero Baze i Temës. “Kleves Bitro nuk është i vetmi. Në burg me të njëjtën logjikë do të shkojë dhe Drejtori i Kabinetit të Arben Imamit apo Sekretari i Përgjithshëm i tij, që nuk ka lënë repart ushtarak në këmbë pa i faturuar në emër të tij, Frangajt, mbi 200 mijë dollarë në çdo faturë.