Gjykata vulos dënimin e ish ministrit grek, me 20 vjet burg

Gjykata vendosi para pak minutash gjetjen fajtor të ish ministrit dhe politikanit të lartë socialist grek, Akis Cohaxopulos, 73 vjeç, nën akuzën e pastrimit të parave. Ai dënohet edhe me 20 vjet burg, përveç një dënimi prej tetë vitesh që ka mbi shpinë, nën akuzën e fshehjes së pasurisë. Bashkë me politikanin me stazh 30 vjeçar në majat më të lartë të pushtetit, dënohen bashkëshorjta e tij, ish bashkëshortja, vajza dhe rreth 13 persona të tjerë të implikuar. Skandalet më të mëdha që plasën në ministrinë e Mbrojtjes nën drejtimin e tij 1996-2001, ishin kontratat për blerjen e disa nëndetëseve gjermane dhe ato për sistemet raketore ruse.
a.k
Add new comment