Arkiv-Lajme

Laprakë, grabiten me stil 30 mln lekë të vjetra të spitalit privat

Postuar në 07 Tetor, 2013 12:35

Ndoshta për shkak të vëmendjes së shtuar mbi shëndetësinë me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në QSUT, lajmi i grabitjes së një automjeti të një spitali privat që transportonte para në bankë, po komentohet gjatë në rrjet. Ngjarja është shënuar sot pasdite në zonën e Laprakës pranë Spitalit Ushtarak, pranë një prej filialeve të një banke ku persona të armatosur kanë marrë paratë e një spitali privat (ai Amerikan, thotë  A1 Report) që po transportoheshin në bankë me anë të një furgoni. Dyshohet se sasia e parave të vjedhura është 30 milionë lekë të vjetra.

Mustafa Nano kalon nga Shqip te Dita (dhe e nis me një kritikë ndaj Ramës)

Postuar në 07 Tetor, 2013 11:02

Mustafa Nano është shfaqur sot në faqet e së përditshmes Dita pas disa vitesh bashkëpunimi me të përditshmen tjetër Shqip. Dy ditë më parë në faqet e Ditës u botua një shënim i kryeredaktorit Thano që njoftonte lexuesit për fillimin e një bashkëpunimi mes Ditës dhe Nanos me një rubrikë të quajtur Zululand, plus analiza të përjavshme.

Sot Nano ka startuar në Dita Zululandin e tij me një kritikë ndaj Ramës:

Ministrat do ta dorëzojnë mandatin e deputetit, por pasi të miratohen ca ligje, thotë Shqip

Postuar në 07 Tetor, 2013 09:44

Duke qenë se procesi i ndërrimit të mandatit të deputetit nga ministrat, tek deputetët e rinj sipas zotimit të mazhorancës së majtë, zgjat disa javë, gazeta Shqip njofton se ky proces do të shtyhet deri në nëntor. Arsyeja është “praktike”: Qeverisë i duhet shumica e cilësuar prej 84 votash për të miratuar me urgjencë disa ligje, akti normativ për nëpunësin civil i pari.

Rama në QSUT, “masakron” shëndetësinë (e LSI-së) dhe propozon terapitë

Postuar në 07 Tetor, 2013 09:00

“Një shëmbëlltyrë të degradimit prej korrupsionit”, e ka quajtur kryeministri Edi Rama Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Rama vizitoi sot mjediset e QSUT-së bashkë me ministrin Beqaj dhe në një takim me mjekë dhe infermierë, e krahasoi gjendjen në sistemin shëndetësor me një pacient të sëmurë. Ai ftoi personelin e spitalit që bashkë me qeverinë të “përcaktojnë diagnozën e duhur, terapinë e duhur dhe ndërmarrin të gjithë hapat për ta ekzekutuar atë terapi nga fillimi deri në fund duke bërë dhe operacionet e dhimbshme të duhura”.

De Biazi: Dua të vazhdoj (me 1 milion euro kontratë). Dhe hedh sytë nga Euro 2016

Postuar në 07 Tetor, 2013 07:59

Është parë me simpati puna e trajnerit italian të kombëtares sonë të futbollit, megjithë zhgënjimet e ndeshjeve të fundit me Slloveninë dhe Islandën. Kjo për një arsye të thjeshtë, ku dëshmitarë janë të gjithë sportdashësit: Kombëtarja është rinovuar me sukses dhe loja e kuqëzinjve është pëmirësuar dukshëm. De Biazi ka folur sot përpara mediave për dy ndeshjet e fundit që Shqipëria do të zhvillojë përballë Zvicrës dhe Qipros, duke deklaruar se shpreson akoma për vendin e dytë, pasi matematika ia lejon.

Kryebashkiaku Dako kritikon Berishën dhe e “gjen” zgjidhjen për Qëndrot. Pak si vonë

Postuar në 07 Tetor, 2013 07:04

Është prononcuar edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas vdekjes së të moshuarës Sofie Qëndro nga të ftohtët, në barrakën e improvizuar në lulishten e bashkisë.

Nexhmija “rrëfen” Enverin për gazetarë italianë. Sigurisht, portretizon njeriun perfekt

Postuar në 07 Tetor, 2013 05:51

Rrëfimi në një këndvështrim romantiko-nostalgjik i të vesë së ish diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxhës, për disa gazetarë italianë, është botuar sot tek gazeta Panorama. Ajo tregon jetën në krah të Enver Hoxhës, që nga propozimi për martesë, marrëdhënia e tij me fëmijët, dëshira për të pasur një familje të madhe, roli që ajo ka luajtur në marrjen e vendimeve politike nga bashkëshorti i saj.

Alibali: E djathta, në një parti të vetme nën Bashën. Dhe sa më shpejt

Postuar në 07 Tetor, 2013 04:19

Është kohë rigrupimesh. Pasi kristian-demokratët dhe demokristianët, përkatësisht Nard Ndoka dhe Mark Frroku, deklarojnë se janë në negociata intensive për të bashkuar faktorin demokristian në një ombrellë të vetme politike që përfaqësohet me dy deputetë në parlament, edhe nënkryetari i Partisë Republikane, Neritan Alibali, propozon që të gjitha partitë e opozitës të shkrihen në një parti të vetme. Padyshim, nën ombrellën e Partisë Demokratike dhe kryetarit të ri, Basha.

I kërkuari Bitro flet nga fb: Kam zbatuar urdhrat e Kserës, Leskaj po hakmerret

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:17

Ekspozimi i aferave në ministrinë e Punës janë bëma “ziliqarësh e zullumqarësh”.  Kështu thotë ish shefi i kabinetit të ish ministrit Ksera, Kleves Bitro, në një prononcim të gjatë përmes facebook-ut. Ai shenjestron ish punonjësen Mimoza Dako, që paskësh bërë denoncime për abuzime financiare në prokurori për hakmarrje, pas u shkarkua, dhe më shumë akoma, kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, që i është vënë “me bukë në trastë” ministrisë në fjalë që kur ministri Ksera refuzoi të pranojë emrin e bashkëshortes së Leskajt si sekretare e përgjithshme.

Imami e Ksera “kandidatë” për në burg?

Postuar në 06 Tetor, 2013 15:03

Duket se kohët e pagjumësisë për ish-ministrat e Qeverisë Berisha po nisin shumë shpejt.

Burime nga organi i akuzës për "A1Report" bëjnë me dije se hetimet janë ende të hapura, ku dhe vetë ministri Ksera mund të thirret për t'u marrë në pyetje nga grupi hetimor. 2 punonjësit e tij mbahen ende në burg pas shkeljeve në Ministrinë e Punës e të Çështjeve Sociale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme