I kërkuari Bitro flet nga fb: Kam zbatuar urdhrat e Kserës, Leskaj po hakmerret

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:17

Ekspozimi i aferave në ministrinë e Punës janë bëma “ziliqarësh e zullumqarësh”.  Kështu thotë ish shefi i kabinetit të ish ministrit Ksera, Kleves Bitro, në një prononcim të gjatë përmes facebook-ut. Ai shenjestron ish punonjësen Mimoza Dako, që paskësh bërë denoncime për abuzime financiare në prokurori për hakmarrje, pas u shkarkua, dhe më shumë akoma, kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, që i është vënë “me bukë në trastë” ministrisë në fjalë që kur ministri Ksera refuzoi të pranojë emrin e bashkëshortes së Leskajt si sekretare e përgjithshme. Mirëpo deklarata e Bitros çalon që në fjalitë e para: “Miqtë e mi të dashur, marr shkas nga zhvillimet e ditëve të fundit për të ngritur disa pyetje dhe më pas të jap edhe disa sqarime. Si është e mundur qe nje ngjarje e ndodhur ne vitin 2010 te shfaqet tani ne skenen e perditshme? A është Ministria e Punes ajo qe duhet te behet e para koke turku ne fushaten e gjoja antikorrupsionit?”

Me fjalë të tjera, “ç’dreqin patët me thërrimet tona kur të tjerët kanë bërë namin?”

Tekstin e plotë e gjeni edhe në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/skandali-n--ministrin--e-pun-s-kleves-bitro-flet-nga-arratia-180956.html

a.k

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Po c'na duhen ne keto mesazhe ne FB, e jemi vetem popull. Pyetja eshte e thjeshte: ke shkelur ligjet e shtetit apo jo? Pergjigjen jepja prokurorise qe te kerkon, pra shtetit. Se ai i ckoqit keto pune e jo miqte e facebook-ut. Pse ke frike te shkosh atje (pyetja e dyte e thjeshte kjo)? Nuk te rrahin ne pyetje atje, si ne kohen e xhaxhit.

Tung,
Blendi

Submitted by spartaku (not verified) on

Burime nga prokuroria thone se ne vjedhjet e kesaj ministrie eshte e perfshire edhe Melisa Cahani, kusherira e Flamur Nokes.
Jane nje mori dokumentash per aktivitete fiktive te firmosura nga Cahani.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.