Arkiv-Lajme

shënim/ Z. Rama, dhe zonjushat... drejt një Europe pa "zonjusha"

Postuar në 05 Tetor, 2013 03:52

Në një takim me biznesin, po ti referohemi DITA-s, z. Rama citohet të ketë thënë se e cilëson efektive zgjedhjen e 2 zonjushave në rolin e mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, dhe se, si pjesë të jetëshkrimit të tyre cilësoi si bonus faktin që ato janë zonjusha dhe "nuk kanë për të gatuar, hekurosur rrobat burrit, apo për të marrë fëmijët nga kopështi." Kjo sipas tij do t'i bëjë më të përkushtruara në punë për t'iu përgjigjur në çdo kohë sipërmarrjes dhe për të realizuar veten në suksesin e karrierës së tyre.

Ndahen postet e zv/ministrave dhe prefektëve. Aleatët me gisht në gojë (përveç Vangjel Dules)

Postuar në 05 Tetor, 2013 02:31

Pasi dështuan të marrin poste ministrash, aleatët e koalicionit të PS nisën të shpresojnë për poste zv/ministrash, sidomos partitë që kishin nxjerrë edhe deputet, si ajo e Mark Frrokut. Por, asnjë prej tyre nuk ka marrë as ndonjë zv/ministër e as ndonjë prefekt. Përjashtim bën vetëm PBDNJ e Vangjel Dules të cilit i janë dhënë 2 poste zv/ministrash, dhe 1 i tillë i është dhënë të përndjekurve politikë.

Arrestohen tre ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës, mos ndoshta filloi ajo që është thënë?!

Postuar në 04 Tetor, 2013 14:19

Megjithëse nuk ka konfirmime zyrtare dhe detaje mbi akuzën, burime nga Task Forca e Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se tre ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës janë arrestuar sot pasdite (dt.04.10.2013). Bëhet fjalë për ish-drejtorin e kabinetit të ish-ministrit Ksera Klevis Bitro, ish-sekretarin e përgjithshëm Ilir Ibrahimi dhe drejtorin aktual të Financave Besnik Dema.

Presidenti Barack Obama, letër Ramës: Në përpjekjet tuaja drejt BE-së do të keni ndihmën tonë të pakursyer

Postuar në 04 Tetor, 2013 13:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke e uruar për detyrën e re në drejtimin e qeverisë së Shqipërisë.

“Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme”, shkruan presidenti Obama në fillim në letrës. Si aleatë dhe miq, shkruan presidenti amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjella.

Rama i premton biznesit: “Do shlyejmë të gjitha borxhet me çdo çmim. Do të kushtojë, le të kushtojë, në fund do të dalim të fituar”

Postuar në 04 Tetor, 2013 10:57

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në takimin e hapur me biznesin "Dialog, përgjegjësi, partneritet", pohoi edhe një herë se ekonomia shqiptare sot është e bllokuar institucionalisht dhe financiarisht, ndaj dhe kërkoi bashkëpunimin e sipërmarrësve për tejkalimin e ngërçit ekonomik, duke theksuar se do të drejtojë personalisht “betejën e ashpër kundër krizës”.

Klasifikimi më i fundit i universiteteve më të mirë të botës: 10 të parët, kush ka fituar dhe kush ka humur pikë këtë vit

Postuar në 04 Tetor, 2013 09:38

Renditja e fundit e Universiteteve botërore nxjerr Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë në vend të parë duke u pasuar nga Universiteti i Harvard-it dhe në vend të tretë renditet Universiteti i Oxford-it. Edhe pse Universiteti i Oxford-it vazhdon të jetë i treti në listën botërore të klasifikimit të auniversiteteve, Britania e Madhe duket se po e humbet prestigjin e të qenit në dhjetëshen më të mirë.

Ja ç’bëjnë interesat, nga armik kthehesh në mik: Hezbollah, në Siri, në ndihmë të Assad kur duhet të ishte me rebelët!

Postuar në 04 Tetor, 2013 07:12

Hezbollahu synonte të luftonte Izraelin, tani po lufton sunitë në Siri. Megjithëse s’e pranojnë, që në qershor luftëtarët e Hezbollahut kanë hyrë nga Libani në Siri,  paradokaslisht, duke ndihmuar Asasdin dhe jo rebelët me të cilin e lidhin idealet. Ndërsa në të shkuarën prania e Hezbollahut në Siri ishte përqendruar në mbrojtjen e popullatës, tashmë ajo është e shpërndarë gjithkund ku ka luftime me rebelët”, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Katër herë më shumë kontribute për të njëjtën masë përfitimi!....

Postuar në 04 Tetor, 2013 07:09

Me kërkesë të autorit, Prof. Asoc. Dr.Hysen Binjaku, pasi në botimin e parë kishte ndonjë pasaktësi, po botojmë ekstratin e mëposhtëm të shkrimit me titull “Katër herë më shumë kontribute për të njëjtën masë përfitimi”!....

Ligji nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të Universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në RSH, të cilët kanë tituj shkencore”. Kontributet suplementare në zbatim të këtij Ligji janë:

Një konflikt i ri: Kush do të fitojë, Rama apo Basha për Bulevardin e Ri të Tiranës

Postuar në 04 Tetor, 2013 05:01

Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha ka bërë inaugurimin e fillimeve të punimeve, madje dhe puna ka filluar në bulevardin e Ri të Tiranës, si zgjatim i Zogut të Parë, që nis nga stacioni i trenit deri Paskuqan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha mbrëmë në studion e “Opinion” se do të rishikojë projektin e bulevardit të ri të Tiranës, dhe arsyet se përse do rishikohet ky projekt do jepen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit.

Atmosferë zgjedhore në Kosovë, por Beogradi rëndon situatën si kundërpeshë ndaj vendimit të qeverisë kosovare

Postuar në 04 Tetor, 2013 04:14

Fushata zgjedhore për pushtetin lokal në Kosovë ka nisur zyrtarisht dje (të enjten, dt.03.10.2013) në orën 00:00 dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor në të njëjtën orë. Subjektet më të mëdha politike tashmë kanë bërë gati kalendarët e vizitave që do të bëjnë nëpër komuna, shkruan Zëri i Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme