Arkiv-Lajme

Rama i lë karrigen e kryeministrit, Tony Blair-it

Postuar në 03 Tetor, 2013 12:12

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, që do të jetë këshilltari i qeverisë shqiptare, ka drejtuar në mënyrë simbolike mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme. Sipas Ramës, Blair do të jetë një ndihmë e madhe për qeverinë shqiptare.

Prishtina tërhiqet: Zyrtarët serbë mund të shkojnë në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore

Postuar në 03 Tetor, 2013 12:10

Pas deklaratave të Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic se do të ndërpresë pjesëmarrjen në bisedimet me Kosovën, nëse Prishtina nuk lejon vizitat e zyrtarëve të Beogradit në Kosovë gjatë fushatës për zgjedhjet komunale qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Më parë burime zyrtare të kësaj qeverie ishin shprehur se nuk do lejoheshin vizita të tilla. Këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku ka thënë sot se “si duket është krijuar ndonjë keqkuptim i panevojshëm.

Shpetimi ynë nga asimilimi turk apo grek, i dedikohet kryesisht martirëve shqiptarë të fesë ortodokse - i shkruante Arbnori Berishës në 1993

Postuar në 03 Tetor, 2013 09:19

E perditshmja DITA e cila ka botuar ne vjimesi nje numer dokumentesh zyrtare te klasifikuar, ka botuar sot nje te tille te 26 dhjetorit 1992. Ehste nje raport informues përgatitur nga Kuvendi Popullor dhe që mban firmën e ish- kryetarit Pjetër Arbnori. I dërgohej Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha, duke i kërkuar ekstradimin e Anastas Janullatosit.

Islami si precedent në gojën e Mediut

Postuar në 03 Tetor, 2013 09:05

Të djathtët janë revoltuar me lajmin se Luan Duzha, deputeti i Partisë Republikane, e braktisi këtë forcë politike për t’u bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por ishte vetë kjo e djathtë që e përdori markaton e deputetëve siç donte vetë. Siç raporton Shqiptarja.com, kryetari i PR, Fatmir Mediu, ka ironizuar me këtë fakt. Ai ka deklaruar gjatë mbledhjes së deputetëve të opozitës se kur shohin Kastriot Islamin, të gjithë tundohen për të ndryshuar krah.

Rowan Atkinson është konvertuar në fenë islame?

Postuar në 03 Tetor, 2013 09:02

Ditët e fundit në rrjetet sociale të huaja po qarkullon lajmi se komediani i njohur britanik, Rowan Atkinson, i njohur si Mr.Bean, është konvertuar në fenë islame.

Sipas disa burimeve të bazuara në kontaktet e Sheikh Rashid Ghannouchi dhe lëvizjes Nahda, këta i kanë dërguar një telegram urimi Mr.Bean-it, duke e quajtur atë të qëndrueshëm në rrugën e së drejtës dhe njëherësh duke informuar se do të dërgojë një mision zyrtar për ta përgëzuar atë. Ky burim tregon se marrëdhënia mes Sheikh Rashid Ghannouchi dhe Mr.Bean-it ka qenë e shkëlqyer më parë në Londër.

Drita Pelingu ka lënë një ditar

Postuar në 03 Tetor, 2013 08:15

Kam vetëm një kujtim nga znj. Drita Pelingu që do tentoj ta riprodhoj. Ajo banonte në një pallat pas bar dhe restorant Piazza. Unë punoja redaktor i revistës Kult që në ato vite, (2005) i kishte zyrat ngjitur me pallatin e znj. Pelingu - tregon autori Kristi Pinderi ne te perditshmen DITA.

Anarkistë apo parimorë?

Postuar në 03 Tetor, 2013 06:44

Kritikët i quajnë “anarkistë” dhe i akuzojnë për “terroizëm politik”. Mbështetësit, në anën tjetër, thonë se janë parimorë.  “Ata” janë një grup prej 80 ligjvënësish republikanë në Kongres, agjenda konservatore e të cilëve ka hedhur rërë mbi mekanizmat e qeverisë dhe ka ndezur luftë të hapur brenda partisë së tyre.
Më 30 shtator, ky bllok i fuqishëm ka bërë që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të mos miratojnë ligjin për shpenzime të qeverisë.

Opozita braktis Kuvendin, Paloka: Rama po shkon në përplasje me qytetarët

Postuar në 03 Tetor, 2013 04:52

Ashtu siç ishte parashikuar, opozita ka braktisur sot sallën e Kuvendit. Seanca e sotme nisi me fjalën e kreut të grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka….

Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka lexoi një deklaratë të shkurtër dhe më pas deputetët e djathtë braktisën sallën.

“Sot konsensusi është hedhur në erë. Për hir të pazareve të pista të Ramës me Koçon, që po ndajnë sinoret, po kërkohet të ndyhet edhe ky Kuvend. Ju keni vendosur që “jashtëqitjen” e Ramës në qeveri ta kaloni për ta “përmjerë” këtu në Kuvend, pa i dhënë shans as Gjykatës Kushtetuese.

Bler vjen në Shqipëri me “kontribut vullnetar”: Do bëjmë një Shqipëri ndryshe

Postuar në 03 Tetor, 2013 04:46

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, u takua sot me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë. Në përfundim të takimit, Rama dhe Bler dhanë një konferencë të shkurtër shtypi.

Rama tha se me konsulencën e Bler, programi i qeverisë do të kthehet në një realitet të prekshëm, ndërsa theksoi se kjo konsulencë është tërësisht vullnetare.

Njeri i pavlerë, i palarë. Mu duk si armik i ujit dhe sapunit. Fliste me një delir sikur drejtonte shtetin - thotë Ngjela për Kokëdhimën

Postuar në 03 Tetor, 2013 02:57

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela gjatë një interviste në studion e ABC News i ka konsideruar të gabuara dhe fyerje emërimet e qeverisë së Ramës.

"Njeri i pavlerë fare, i palarë. Mu duk si armik i ujit, briskut dhe sapunit. Fliste me një delir sikur drejtonte shtetin - ka thënë ndër të tjera Ngjela i cituar nga MAPO për K.Kokëdhimen, i njohur si mik personal i Rames dhe i akuzuar së fundmi se me firmen e Rames po emëron drejtorët e bizneseve të tij private në administratë.   

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme