Bler vjen në Shqipëri me “kontribut vullnetar”: Do bëjmë një Shqipëri ndryshe

Postuar në 03 Tetor, 2013 04:46

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, u takua sot me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë. Në përfundim të takimit, Rama dhe Bler dhanë një konferencë të shkurtër shtypi.

Rama tha se me konsulencën e Bler, programi i qeverisë do të kthehet në një realitet të prekshëm, ndërsa theksoi se kjo konsulencë është tërësisht vullnetare.

“Falënderoj Bler për vullnetin e tij për të pasur një dorë të shtrirë solidariteti ndaj nesh. Falë eksperiencës së tij të jashtëzakonshme dhe gjenialitetit politik, ne do të kapërcejmë të gjitha pengesat duke punuar së bashku me të gjithë shqiptarët për ta kthyer programin tonë në një realitet të prekshëm.  Kryeministri Bler është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen për atë që bëri dhe të nënvizoj se sa e vërtetë mbetet doktrina e kryeministrit Bler lidhur me domosdoshmërinë për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të çlirohet dot i vetëm nga një diktaturë”, u shpreh kryeministri Rama.

Bler u shpreh se do të ndihmojë për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe.

“Jam këtu sepse besoj në këtë vend, tek ky popull dhe vizioni i progresit që është përcaktuar për të. Ideja e orientimit në BE është mjaft e rëndësishme. Është një perspektivë mjaft e mirë. Është një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi që do të krijoni me vendet e rajonit. Ajo që është e rëndësishme për një qeveri, sidomos në mandatin e saj të parë, është që të realizojë ato gjëra që prekin gjërat e përditshme të njerëzve në këtë vend. Ajo që donim të bënim është të punojmë së bashku me Bankën Botërore të realizojmë projektin: Të kthejmë vizionin e objektivat në gjëra të prekshme. Sfidë e qeverisë është që gjërat të bëhen”, tha Bler.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Fjale boshe:Bler vjen në Shqipëri me “kontribut vullnetar”: Do bëjmë një Shqipëri ndryshe

Submitted by bbb (not verified) on

Ish- kryeministri i Britanisë së Madhe, shoku Toni Bler, zbarkoi në Tiranë, ku ishte i pranishëm në mbledhjen e radhës së qeverisë së re se Rilindjes. Para hyrjes ne salle ish udheqsin e larte te partise laburist dhe popullit inglliz, i dha buqeta me lule edhe shoqja Monika Kokemadhja.

Më pas ai doli në një konferencë për shtyp me kryeministrin shokun  Edi Rama, ku u pranua se ai do jetë këshilltar i qeverisë së re. Por zërave të shumtë se cila do jetë pagesa ndaj Bler, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë se ai do vijë me kontribut vullnetar i cili do filloi me 16 tetor, pra ne diten e Enverin.

“Kryeministri Bler është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Ai do te punoje krah per krah Kucko Kokedhjerit dhe Idhi Manjanit te cilet do jne bashkpunetoret e tij me te ngushte”, u shpreh shoku Edi Rama.

“Kryeministri Bler është pionieri i kësaj miqësie që u ndërtua në fillim të mandatit të tij të dytë,dhe sidomos u cimentua pas paktiti historik te 1 Prillit kur une u pajtova me patericen e Saliut, LSIne,” tha shoku Rama.

Vetë shoku Bler u shpreh entuziast për misionin e tij të ri. Ai tha se do të ndihmojë për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe nga cthote Edi.

“Jam këtu, sepse besoj në këtë vend, besoj tek ky popull, besoj në vizionin e progresit që është përcaktuar për të. Mendoj se ideja e orientimit të vendit drejt Bashkimit Europian është një ide mjaft e rëndësishme sidomos po te kemi si shembull Greqine, e cila pasi u fut ne Bashkimin Evropian, ngordhi per buke…Gjendem në Tiranë pas rreth një dekade dhe Tirana ka ndryshuar shume, është një qytet mjaft i ndryshëm nga ai që unë kam parë, ka shume lypsa dhe nuk paska stacion treni i cili do behet magazine drithi…” perfundoi shoku Blair

Submitted by Gjon (not verified) on

Edi ka ngelur akoma tek koha e institutit te arteve ku perpiqeshin te organizoheshin "evente" per tu dukur "cool".

Drejtimi i shtetit nuk behet me reklama apo me prezantime me efekt, problemet jane te shumta dhe te renda e dyshoj fort qe Blair te mund te kuptoj shume gjera, duke filluar nga mentaliteti shqiptar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.