Arkiv-Lajme

Ja si grabiten trenat në stepat e gjera të Fushë-Krujës

Postuar në 30 Shtator, 2013 05:26

Nuk janë hapësirat e pamata të Miduestit amerikan në epokën e kaubojsave, as stepat e pafundme të Rusisë në kohrat e perandorisë cariste apo luftës civile. Është fjala për një aks prej 4 kilometrash nga fshati Mërqin i Krujës deri në afërsi të Vorës, ku trenat e mallrave grabiten vazhdimisht. Rasti i fundit është ai i djeshëm, kur katër persona ende të paidentifikuar, kanë arritur të grabisin rreth 10 ton qymyr koks nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë. Personat e armatosur i kanë dalë përpara trenit, duke bërë që makinisti të ulte shpejtësinë.

Thaçi: Së shpejti Kosovën do ta njohin edhe pesë vendet “kokëforta” të BE-së

Postuar në 30 Shtator, 2013 04:18

Pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian që nuk e njohin shtetin e Kosovës, së shpejti do të fillojnë procedurat e njohjes. Kështu ka deklaruar kryeministri kosovar, Hashim Thaçi për gazetën Koha Ditore. I entuziazmuar nga vizita e frytshme në Nju Jork, Thaçi deklaroi se Kosova tani shihet si një histori suksesi. Kryeministri veçon takimin me Presidentin amerikan, Barack Obama, dhe garancitë që ka marrë nga kreu I Shtëpisë së Bardhë për mbështetjen e mëtejshme të Republikës së Kosovës.

Armë dhe suvenire hitleriane në shtëpinë e “Gëbelsit” Kristo Papa

Postuar në 30 Shtator, 2013 03:34

Kontrolli në shtëpinë e deputetit Kristos Papas menjëherë pas arrestimit nga ana e autoriteteve greke, ka zbuluar objekte që në fakt priteshin, njoftojnë mediat greke: Armë të paligjshme, “suvenire” si helmeta naziste të vitit 1940, foto të Hitlerit, kryqe të thyer dhe materiale të tjera. Mbahet mend ende intervista e Papas dhënë gazetarit Artur Zheji, ku ai deklaronte se së shpejti do të kishte “zhvillime” lidhur me Epirin e Veriut.

Vetëdorëzohet Kristos Papas i Agimit të Artë, me origjinë nga një zonë e banuar me shqiptarë

Postuar në 29 Shtator, 2013 15:08

Është vetëdorëzuar në polici, deputeti neonazist Kristos Papas që sipas mediave njihet në Greqi edhe si “kamzhiku i artë”. Papas, njofton Shqiptarja, ka ardhur me një taksi dhe kur ka zbritur përpara policisë në Athinë për t'u dorëzuar, ka thirrur: "Agimi i Artë do të jetojë përgjithmonë. Rroftë vendi!". Në momentin që ka hyrë në ambientet e komisariatit të policisë, ai ka përshëndetur si Hitleri.

Dade: unioni me republikat sllave, a e dinte Berisha?

Postuar në 29 Shtator, 2013 12:44

Kryetarja e re e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, në një intervistë për Top Channel deklaron se e ka marrë vesh nga media, ashtu si i gjithë opinioni politik dhe publik vendas për nismën e Malit të Zi, mbi krijimin e një unioni të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo ngre pikëpyetjen, nëse qeveria Berisha ka qenë në dijeni dhe nëse po, përse nuk e ka konsultuar me faktorin politik në vend.

Mero Baze shpjegon se çdo ndodhë me Patozin e Olldashin

Postuar në 29 Shtator, 2013 11:19

Në një intervistë te JAVA, Mero Baze flet gjatë për situatën politike, dhe, edhe brenda PD-së. Ai thuajse ia “heq vizën” të ardhmes së grupit të Olldashit brenda PD.

Berisha, senator, meqë nuk rrinka dot pa u marrë aktivisht me politikë? Është dobi për PD e Shqipërinë, thotë A.Hoxha

Postuar në 29 Shtator, 2013 10:16

Në gazetën MAPO, Aleksandra Bogdani tento n të gjejë një pozicion për Berishën (mbase dhe për ndonjë tjetër më vonë) që pas dorëheqjes të mos “zhduket” nga skena politike por të ketë mundësi të jetë aktiv, senator, për shembull. Përmenden figura nga bota, të kthyer nga senatorë në vend të pensionimit.

Interesant është inputi në këtë temë nga Artan Hoxha i cili ndër të tjera, e përshkruan kështu raportin e ri të Berishës me PD, me kryetarin e ri, e me PD-istët e tjerë:

Ç'po bëjnë aleatët e Ramës?

Postuar në 29 Shtator, 2013 08:43

Aleatët: Gjinushi, i heshtur; Milo, pothuajse i heshtur; Artur Dojaka, një ‘gjithë-vlerësues’ i qetë; Petro Koçi, e justifikon; Dule, i përfshirë nga ‘kodi i heshtjes’; Ngjela: “Do e shikojmë”, Gjet Ndoj është ‘zhdukur’...

Kriza italiane, sipas shtypit botëror, rrezik i lartë dhe për Europën

Postuar në 29 Shtator, 2013 07:37

Italia është përsëri mes hallesh. Berlusconi ka detyruar ministrat e tij të japin dorëheqje, duke e futur qeverisjen në krizë. Arsyeja që Berluskoni jep është “shqetësimi për rritjen e TVSH-së, por Letta thotë se ishte “një gjest i çmendur [i Berluskonit] për të mbuluar hallet e veta”. Grillo, nga ana tjetër, ia vë fajin Napolitanos dhe i kërkon të dorëhiqet.

 

Shtypi botëror e sheh me shumë shqetësim, nënvizimi i të gjithëve është: Italia zhytet në kaos.

Shënim: 1 foto e Ramës baras me 1000 fjalë (të të tjerëve)

Postuar në 29 Shtator, 2013 06:35

Duket se ka një ngut nga gazetarë që ose anojnë pak djathtas, ose thjesht nuk anojnë nga Rama për ta kritikuar sa më parë.madje, jo kritikuar, por për t'i treguar se si duhet ta bëjë shtetin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme