Fate Velaj shpjegon çfarë këshillimi do të bëjë për Kryeministrin Rama, dhe pohon pa ndrojë që ka punuar dhe elektriçist

Shumë vetë vuajtën për të kuptuar se ç'do të thotë në vizionin e z.Rama një këshilltar për çështjet e “diplomacisë kulturore”. Këtë e ka shpjeguar vetë këshilltari, Fate Velaj, në një intervistë për Gazetën Shqiptare. “Procesi i integrimit evropian në vetvete është një proces integrimi shpirtëror, dhe në këtë mënyrë arti dhe kultura, të cilat burimin e kanë te shpirti e te ndjenja, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pasiajo krijon momente të “kthimit të kokës dhe vëmendjes” drejt saj, e në këtë mënyrë të shikohet ndryshe dhe të merret seriozisht” thotë Velaj.
Për të, arritjet e artistëve do të ndryshojnë për mirë imazhin e Shqipërisë.
Ai flet dhe për diplomimin e tij në Vjenë në manaxhim arti; shprehet se ka punuar elektriçist se nuk i doli shkolla e kjo nuk është turp; që ka lobuar për Shqipërinë vetë, pa rrogë; dhe që është zhvendosur të punojë në Tiranë, duke e lënë familjen në Vjenë.
k.c.
Comments
O Fate do te na kishe

O Fate do te na kishe ndihmuar me shume si elektricist. Europa qe ta dish mo Fate vjenezi eshte nje klub vendesh te pasura. S'ka te beje shume kultura jote. A ke para, a ke energji? Behesh europian. Ketu tek energjia mund te na kishe ndihmuar Fate elektricisti se mund te kishe keshilluar per korrentin, ta zeme. Kultura eshte gje per tu englendisur e englendisesh kur ke vene ndonje lek menjane. Cfare tjeter s'kuptoj une tek ty o Fate? Ja mund te ishe keshilltar kulture, shume mire. Po perse i diplomacise kulturore? Ti je elektricist i mire, je piktor i shquar, po diplomat kur u bere ??? Ke bere gje shkolle per diplomaci? Sikur s'shoh gje ne kete CiVine tende ...

I dasahur , oottoottoo, ti

I dasahur , oottoottoo,

ti paske veshtiresi te kuptosh " dipllomacine kulturore "...po per ate , "dipllomacine shpellore" cfare mendimi ke , oobboobboo ??

S kam asnje mendim per
S kam asnje mendim per diplomacine shpellore. Jam lindur dhe rritur aq larg shpellave sa te mos kem mundesinte krijoj mendim. Te kthehemi tek Fatja. Mendoj se nese ka qene ne gjendje te beje elktricistin , do te jete nje keshilltar i shkelqyer diplomatik.
Nuk ka asgje te keqe qe ai ka

Nuk ka asgje te keqe qe ai ka punuar si elektriçist. E keqja eshte se ai ka mbetur elekriçist.

Cfare i paskemi bere

Cfare i paskemi bere perendise? Mire Leke Plepi dhe Nard Ndoka, por na doli dhe Fatja tani....

.. do ishte Bleona Qerreti po
.. do ishte Bleona Qerreti po te kishte fituar Berisha. Dhe ne foto do ta kishim Roberto Cavallin. Per veshin nuk po flas.
Te vjen keq kur degjon sot

Te vjen keq kur degjon sot rendom dhe jo rralle, komente te shumta e paragjykuese lidhur me profesionin e dikujt dhe aftesite reale te tij per te kontribuar ne shoqeri. Shumekush qe ka qene adoleshent para viteve '90 e di se e drejta per te studiuar ne universitet, nuk varej prej tij por nga shume faktore e persona te tjere. E mbase shume te rinj te talentuar nuk e paten kete mundesi. Gjithsesi kjo, pamvaresisht profesionit qe iu desh te benin, nuk i pengoi ata ta ruanin brenda vetes endrren per nje arsimim me te plote e me tu krijuar mundesia e pare ata arriten te diplomoheshin ne universitetet prestigjoze te botes, ku nuk ka miq per tu diplomuar, gje qe deshmon per aftesite e tyre pamvaresisht rrethanave te cuditshme te jetes. Prandaj, le t'ia leme kohes, si gjykatesi me i mire, te vleresoje aftesite profesionale, nivelin kulturor dhe angazhimin e kujtdo per te kontribuar ne shoqeri!

Te vjen keq kur degjon sot

Te vjen keq kur degjon sot rendom dhe jo rralle, komente te shumta e paragjykuese lidhur me profesionin e dikujt dhe aftesite reale te tij per te kontribuar ne shoqeri. Shumekush qe ka qene adoleshent para viteve '90 e di se e drejta per te studiuar ne universitet, nuk varej prej tij por nga shume faktore e persona te tjere. E mbase shume te rinj te talentuar nuk e paten kete mundesi. Gjithsesi kjo, pamvaresisht profesionit qe iu desh te benin, nuk i pengoi ata ta ruanin brenda vetes endrren per nje arsimim me te plote e me tu krijuar mundesia e pare ata arriten te diplomoheshin ne universitetet prestigjoze te botes, ku nuk ka miq per tu diplomuar, gje qe deshmon per aftesite e tyre pamvaresisht rrethanave te cuditshme te jetes. Prandaj, le t'ia leme kohes, si gjykatesi me i mire, te vleresoje aftesite profesionale, nivelin kulturor dhe angazhimin e kujtdo per te kontribuar ne shoqeri!

Meri, Se pari, dy faktoret

Meri,

Se pari, dy faktoret kryesore nga te cilet varej e drejta e shkollimit te larte para viteve 90' ishin : Biografia e keqe dhe mesatarja e ulet (nen 8,5).

Velaj qellimisht nuk e sqaron kete aspekt per t'i dhene emfaze perpjekjeve te tij "titanike" per t'u shkolluar.

Se dyti, ofiqet e Velajt me duken me teper "ndere nga miqte " dhe kjo shpalosja ne çdo rast e tyre tingellon shume pak europiane dhe teper provinciale.

Se treti nuk me rezulton Velaj te kete fituar ndonje konkurs me pjesemarrje te konkurrenteve te tjere, pra te kete vene ne prove aftesite e tij ne krahasim me kolege te tjere.

Velaj hyn ne kategorine e njerezve qe italianet quajne "arrivisti" , njoh personalisht shume piktore apo artiste shqiptare qe kane bere emer neper europe edhe bote pa patur nevoje te rrahin gjoksin kaq fort sa Fate Velaj.

E di Gjon cilet kane qene

E di Gjon cilet kane qene kriteret e fitimit te se drejtes se studimit ne shkollen e larte para viteve '90.

As une nuk jam ne gjendje te them saktesisht se cila prej atyre te dyjave qe permend ti me lart, eshte shkaktarja e vertete e mos vajtes se tij ne universitet, por me sa di une ka pasur edhe nje kriter tjeter klasifikimi pertej ketyre te dyjave: ka pasur raste kur shume nxenes me mesatare te larte apo me biografi te mire, nuk kane arritur te fitojne nje te drejte studimi ne universitet, per shkak se motra apo vellezer te tyre kishin fituar me pare nje te drejte studimi. Dihej qe numri i tyre ishte i kufizuar dhe i percaktuar me pare nga shteti. Gjithsesi, marrja e nje diplome universitare ne Vjene, nuk mund te jete nje fakt qe anashkalohet. Per sa i perket aftesise se vet profesionale dhe angazhimit te vet politik, kjo eshte nje gje qe koha do ta vertetoje me mire, nese ecin me te njejtin hap. Por mua me vjen keq, kur shoh shume paragjykime lidhur me profesionin e kujtdo prej disave, qe me sa duket e mbajne veten si koken e Zeusit! Nese vertete jane te tille le te angazhohen edhe ne politike apo shoqerine civile. Besoj qe keshtu do te kontribuojne me shume per vendin e tyre! Shqiperia do te behet me e mire me kontributin e secilit prej nesh!

Meri, Marrja e nje diplome

Meri,

Marrja e nje diplome jashte nuk eshte nje cudi, une vete kam qene nder studentet e pare qe kam mbaruar shkollen jashte, ashtu sic po bejne edhe shume studente te tjere tashme. Per me teper Fatja nuk ka saktesuar as se me cfare mesatare i ka mbaruar studimet ne Vjene.

Po te frekuentosh sadopak ato ambjente do te kuptosh edhe si funksionon ceshtja e lobimeve per te marre ofiqe.

Ka shume njerez te angazhuar per te ndihmuar Shqiperine qe e bejne ate ne heshtje pavaresisht se nen dritat e prozhektoreve dalin te njejtat fytyra deri ne merzitje.

Fjalim mbreselenes ! Nuk di a

Fjalim mbreselenes ! Nuk di a eshte e mundur, por meqe Muç Nano ka nisur nje dialog me lexuesit (inisiative e shkelqyer, e munguar deri tani ne median shqiptare) mendoj qe do ishte interesante qe te studiohej dhe te komentohej fjalimi i Velaj ne forumin qytetar te ResPublica.

Shpresoj qe stafi i ResPublika te gjeje interesant kete sugjerim.

Nuk ia di kontributet

Nuk ia di kontributet z.Velaj,por Edin e ka mbeshtetur dhe organizuar ndonje takim,ku ndodhi dhe ai incidenti banal i veshit,pjesen e fajit e kishte edhe Edi.Por ok,erdhi Edi ne qeverisje,natyrisht qe do sjelle njerezit e tij,se ata njeh dhe atyre ua di vleren,sipas tij.Qe ka qene elektriçist nuk eshte turp fare,madje nder.Eshte njeri qe e njeh thjeshtesine dhe nuk vjen nga rekomandimet.Shume shpejt te paragjykojme personin dhe misionin e kesaj diplomacise kulturore,qe ka rendesine e saj,sepse kultura ze vend te rendesishem ne shkembimin e maredhenieve mes popujve.I uroj suksese z.Velaj dhe shume pune konkrete.

Ka njerëz që lindin me yll në

Ka njerëz që lindin me yll në ballë, shumica janë mirënjohës për dritën që lëshojnë, të tjerë, më të pakët, të verbuar në shpirtin e tyre, në ndjenjat e tyre, janë mosmirënjohës, fatkeqësisht ca si shumë në këto anët tona arbërore. Lexuesi që sjell fjalën e Fates me rastin e 100 vjetorit është njeri mirënjohës. Faleminderit.

Ka njerëz që lindin me yll në

Ka njerëz që lindin me yll në ballë, shumica janë mirënjohës për dritën që lëshojnë, të tjerë, më të pakët, të verbuar në shpirtin e tyre, në ndjenjat e tyre, janë mosmirënjohës, fatkeqësisht ca si shumë në këto anët tona arbërore. Lexuesi që sjell fjalën e Fates me rastin e 100 vjetorit është njeri mirënjohës. Faleminderit.

Fatja eshte Belona Qerreti i

Fatja eshte Belona Qerreti i Rames

Add new comment