Arkiv-Lajme
Lazarati është “lule”, por ka më keq, në Mat policia sulmohet nga kultivuesit e kanabisit!
Operacioni anti-drogë i policisë së Matit është shoqëruar me shkëmbim zjarri mes uniformave blu dhe kultivuesve të lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qafë Shtamës, kur të paktën dy persona të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake hapën zjarr ndaj policisë ndërsa po i afrohej një parcele ku kultivohej bima e ndaluar. Pas kësaj situatë drejt vendngjarjes janë nisur edhe forca të tjera të policisë nga Qarku i Dibrës. Mësohet se policia është kundërpërgjigjur me zjarr, ç’ka ka çuar edhe në largimin e banorëve.
KiE “s’i ndahet 21 Janarit”: Të zbardhet deri në fund, provë vendimtare për drejtësinë shqiptare
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muižnieks në Tiranë, ka kërkuar vendosjen e drejtësisë për 21 Janarin.
Arvizu: Nuk mund të bija në nivelin e Jozefinës
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në një intervistë për Top Story, të reklamuar si intervista e fundit e tij, thotë se ai gjeti një Shqipëri të dëshpëruar dhe po largohet duke lënë pas një situatë më optimiste. Në një pyetje për komentet e Topallit ndaj tij, ai tha:
Meta: Tanët janë të gjithë
Ilir Meta ka dhene nje interviste per Klan Kosova. Intervistuesi Baton Haxhiu e pyet ndër të tjera: "Ju i keni thuajse të gjitha përvojat me njerëzit e politikës, ata që dikur kanë qenë mit apo të adhuruar, dhe në një farë mënyre kanë kaluar nëpër lëkurën tuaj. Iku Nano për faktin se nuk ishte dashamirës dhe nuk ishte njeri i cili bashkëpunonte. Vendosi kritere të ashpra karshi teje, ikën edhe gjithë të tjerët të cilët në një farë mënyrr mbajtën barrën e konfliktualitetit në Shqipëri.
Braçja, më aktivi në Kuvend, Berisha në vend të katërt pas Gramoz Ruçit
Një raport që lëvizja “MJAFT”, do të publikojë më 30 shtator, rendit deputetët më aktivë të Kuvendit. Listën e kryeson Erion Braçe, i ndjekur nga Ridvan Bode, Gramoz Ruçi, Sali Berisha e Taulant Balla, thotë Elton Kacidhja, përfaqësues i “Mjaft” që ka monitoruar prej 7 vitesh aktivitetet parlamentare, - raporton televizioni "Vizion+".
PDIU nuk duket dakord me zgjedhjen Rama-Meta për n/kryetar Kuvendi
Kandidatura e Vangjel Dules për nënkryetar të Kuvendit mori katër vota kundër dhe gjashtë abstenim. Votat kundër i përkisnin deputetëve të Partisë Drejtësië Integrim dhe Unitet, të cilët nuk votuan me elektronikë por me karton.
Sa portofolë do ktheheshin mbrapsht në Tiranë?
Do ta merrnit një kuletë të mbushur me para që e keni gjetur në rrugë? Apo do ta kthenit te pronari, identiteti i të cilit fshihet brenda saj? Këto janë pyetje për të cilat është përpjekur ta gjejë përgjigjen revista ndërkombëtare “Readers’s Digest” gjatë një eksperimentimi, duke hedhur nga 12 kuleta në parqe, kalime të këmbësorëve, dhe afër qendrave tregtare, në 16 qytete në gjithë botën.
Berisha del prapë nga salla
Ne seancen e sotme te Kuvendit, deputeti ish-kryeminister Berisha i bëri thirrje mazhorancës të mos shtyjë hyrjen në fuqi të Ligjit për Shërbimin Civil.
Never Say Never
Guvernatori i Bankës Qëndrore Ardian Fullani deklaroi se niveli i borxhit publik ka shënuar një tjetër rritje gjatë tremujorit të dytë duke prekur nivelin e 63.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Citohet Fullani nga mediat: “Deri në muajin gusht, shpenzimet buxhetore kanë rezultuar 9.2% më të larta se një vit më parë, të nxitura në një masë të konsiderueshme rritja e shpenzimeve kapitale. Nga ana tjetër, të ardhurat kanë regjistruar performancë të dobët, duke shënuar rënie vjetore prej 3.8%.
Foto-stuhia e quan Vehbiu futjen e fotos në debatin politik. Por ka një paralajmërim
Kohë të vrullshme për fotografinë në Shqipëri - shkruan me nota të lehta ironie Ardian Vehbiu në blogun e tij Peizazhe të Fjalës dhe e quan "luftën" me foto të ditëve të fundit, foto-stuhia. Shkruan Vehbiu: "Teksa kryeministri i ri Rama viziton kryeqendrën e perandorisë dhe nuk e humbet rastin për foto të rëndësishme, mes të cilave edhe ajo me Bonon e U2 (që s’e kisha përfytyruar dot kurrë kaq të shkurtër sa këtë herë), mediat elektronike të Tiranës botojnë foto pas fotosh të ndërtesave institucionale, dikur të banuara nga administrata Berisha.