Never Say Never

Guvernatori i Bankës Qëndrore Ardian Fullani deklaroi se niveli i borxhit publik ka shënuar një tjetër rritje gjatë tremujorit të dytë duke prekur nivelin e 63.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Citohet Fullani nga mediat: “Deri në muajin gusht, shpenzimet buxhetore kanë rezultuar 9.2% më të larta se një vit më parë, të nxitura në një masë të konsiderueshme rritja e shpenzimeve kapitale. Nga ana tjetër, të ardhurat kanë regjistruar performancë të dobët, duke shënuar rënie vjetore prej 3.8%. Kjo ecuri është materializuar në një deficit buxhetor rreth 1.3 herë më të lartë se viti i mëparshëm. Rritja e deficitit është reflektuar në rritjen e mëtejshme të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së; në fund të tremujorit të dytë ky raport vlerësohet të ketë arritur në nivelin 63.5%”.
Në fund të pesëmujorit të parë, niveli i borxhit publik ishte 62.4 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ish-Qeveria Berisha e ndryshoi ligjin e buxhetit, duke prekur nenin 58 të tij, sipas të cilit, Shqipëria nuk duhet të ketë një borxh jo më të lartë se 60 për qind e PBB. "Kurrë më lart se 62 % - deklaroi asokohe Berisha. Si duket e harroi prapë atë shprehjen: "kurrë mos thuaj kurrë". a.n.
Add new comment