Arkiv-Lajme
Heqja e rrethimit kushtoi 7 mijë lekë, buxheti vjetor i Kryeministrisë është sosur para ikjes së Berishës
E perditshmja DITA citon nje burim nga stafi i sapohyrë i Ramës në Kryeministri të thotë se arka e ketij institucioni eshte lënë bosh dhe buxheti i planifikuar për deri në dhjetor, është shpenzuar i gjithi. “S’kemi kokërr leku, janë të shpenzuara”, – u ka thënë kryefinancierja e institucionit stafit te Rames kur kanë kërkuar fonde për arredimin e ri dhe heqjen e rrethimit me kangjella. "Heqja e shumëpërfolur e gardhit rrethues pershembull, mësohet se ka kushtuar për çmontim vetëm 7 mijë lekë të reja, një punëtor preu gardhin me një presë.
Fotove t'u përgjigjemi me foto!
Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish- nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, është përfshirë në "luften me foto". Ajo thotë se nuk ka dashur që të nxjerrë foto se si është gjetur e bastisur Bashkia e Tiranës.
Tabaku shton se kanë refuzuar edhe ofertat e televizioneve për të xhiruar ambientet e brendshme të Bashkisë në atë kohë.
Fotot vazhdojnë
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social, Facebook, foto nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Çfarë lidhje kanë me spitalin këto pamje,” pyet Rama dhe angazhohet se: “Transformimi rrënjësor i spitalit “Nënë Tereza” është në themelin e rrugës së rilindjes së sistemit shëndetësor”.
Ky eshte seti i trete i fotove, pas Kryeministrise dhe Ministrise se Brendshme. Fotot realizohen nga fotografja gjermane Juta Benzenberg Klosi. dhe me sa duket do vazhdojne.
Per ata qe nuk e gjejne Ramen ne FB:
Fidel Ylli: Nuk më intereson mandati i deputetit nëse nuk realizohen premtimet
Unë vërtet kam dhënë një premtim gjatë fushatës zgjedhore, dhe personalisht nuk më intereson as mandati i deputetit nëse nuk realizohen këto premtime. Sepse Edi Rama ka ardhur me ne në të gjitha rrethet e vendit dhe u ka thënë të gjithëve të marrin shembull nga programi i sportit dhe do të shihni impaktin që do të japë ky program për të rritur gjallërinë sportive të rinisë shqiptare - thote ne nje interviste per te perditshmen Panorama, deputeti Fidel Ylli.
Rusia e ka antiamerikanizmin një domosdoshmëri - shkruan WSJ
Politika e jashtme ruse tregon se Rusia nuk mund të bëjë asgjë më tepër për vetveten, se sa ta ketë rolin e kundërshtarit global të Shteteve të Bashkuara, shkruan në fillim të nje artikulli në të përditshmen “Wall Street Journal” autori David Satter. Më tutje ai kritikon Obamen per lavde te tepruara ndaj Putin-it dhe shkruan se dallimet në vlera ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë - dhe nënshtrimi i politikës ruse ndaj interesave personale të anëtarëve të regjimit të korruptuar – është dashur të jenë të qarta për administratën Obama prej fillimit.
Fitorja e Merkelit, reagime të dyzuara në Europën Lindore e Juglindore
"Një triumf për mbretëreshën e rreptësisë", - ishte kryetitulli i gazetes athinase "Ta Nea" të hënën (23.09.2013). Në faqen kryesore një fotomontazh me Angela Merkelin me kurorë të ulur fronin e artë duke qeshur e lumtur. Ndërsa gazeta konservatore "Eleftheros Typos" shkruan "për një triumf të Merkelit dhe markës gjermane". Kjo e fundit nënkupton suksesin e papritur të partisë "Alternativa për Gjermaninë", e cila u deklarua kundër eruos.
Fenomeni Merkel
Ajo është tejet e kursyer me emocionet, fjalimet e saj nuk janë ngazëllyese. Por gjermanët kanë megjithatë një ndjenjë të mirë me Kancelaren e tyre dhe dëshërojnë shumë vazhdimësinë kur behet fjale per te. Jo pa arsye ajo shihet nga si nëna e kombit. "Angela Merkel ka tipare të nënës. Ajo i mban ku më shumë e ku më pak duart e saj mbrojtëse mbi Gjermaninë", - thotë Thomas Kirschmeier nga Instituti Rheingold për Deutsche Welle.
“Zero probleme me fqinjët”. Rama qetëson Athinën me sloganin e Erdoganit
Në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve AMNA, kryeministri Edi Rama ka qetësuar disa “shpirtra të trazuar” në vendin fqinj, duke theksuar se
“Gratë në të Zeza” të Serbisë, kundër alienit Strauss Kahn: Për çfarë do na këshillojë ky imoral?
Ka “Burrat në të Zeza”, por ka edhe “Gratë në të Zeza”. Të parët ndjekin alienë armiqësorë në mendjet pjellore të skenaristëve të Hollivudit, por të dytat janë reale, dhe jo larg nesh. Një organizatë jo- qeveritare në Serbi me këtë emër, që përfaqëson të vejat e luftës, ka reaguar ndaj lajmit se ish- shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss- Kahn është caktuar si këshilltar i qeverisë, raporton BIRN. “Gratë në të Zeza”, proteston se ky është një akt imoral, duke patur padyshim bëmat dhe famën mbarëbotërore të DSK-së.
Meta “amortizon” çdo duel PS-PD: “SHQUP-i nuk na preokupon”
Çështja e SHQUP nuk është ndër prioritetet e mazhorancës, ka deklaruar Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
“Mendoj se nuk është kjo çështja më e rëndësishme që preokupon as Kryeministrin Rama, as mazhorancën, pavarësisht nga problemet e kontestimet për vendimin në fjalë, që është marrë. Unë jam i bindur që kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë të orientuar qartë tek përmbushja e axhendës evropiane. Të tjerat janë çështje të tjera,” tha Meta.