Arkiv-Lajme

Familja Çardaku, ngujim pa e ditur as kë kanë hasm

Postuar në 21 Shtator, 2013 14:31

Atentati me eksploziv në qendër të qytetit të Shkodrës ndaj efektivit të policisë Kujtim Çardaku, nga I cili shënjestra shpëtoi gjallë por me dëme serioze, ka sjellë edhe një tjetër pasoja, njofton shqiptarja.com. Familja e tij tashmë është e ngujuar pasi ndihet e kërcënuar. Janë 9 fëmijët e kësaj familjeje që të rriturit nuk i dërgojnë në shkollë për shkak se kanë frikë. Nëna e policit rrugor me 20 vjet në detyrë u bën apel strukturave të shtetit të zbulojnë autorët e kësaj ngjarjeje.

Rama, i ftuar në dasmën e Xhorxh Sorosit, thotë Reuters

Postuar në 21 Shtator, 2013 12:59

Martesa e tretë e multimiliarderit, filantropit apo spekulatorit të famshëm të financave botërore (terma që varen nga këndvështrimi i secilit), Xhorxh Soros, 83- vjeçar, u njoftua në rrjetet ndërkombëtare para pak ditësh. Surpriza qëndron në faktin se i ftuar në këtë dasmë të vogël është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që mesa duket kishte edhe këtë pjesë “private” të axhendës së tij amerikane.

Shastiset trajneri holandez i PAOK-ut: Çfarë bëri Kaçe që e pezulluat?

Postuar në 21 Shtator, 2013 10:51

Hub Stivens, holandezi i njohur që drejton PAOK-un e Selanikut, nuk ka mundur dot ta kuptojë se çfarë kishte bërë aq të rëndë lojtari I tij Ergys Kaçe, që ta meritonte këtë ndëshkim të çuditshëm. Ai doli kundër vendimit të klubit për pezullimin e korcarit, pasi sipas holandezit, lojtari nuk ka bërë asgjë për t’u pezulluar dhe ca më tepër për t’u trajtuar në këtë mënyrë jo vetëm nga tifozët, por edhe nga klubi.

PD alarmohet nga largimi i një sekretareje dhe nxjerr “luftarakun” Bogdani

Postuar në 21 Shtator, 2013 09:39

Gjasat janë për për çdo largim nga puna të stafeve të vjetra ministrore që do bëjë kabineti I ri qeveritar, PD të dalë në konferencë të posaçme për shtyp. Të paktën, kështu ndodhi me deputetin Gert Bogdani, që ka denoncuar largimin nga puna të sekretares së përgjithshme të ministrisë së Integrimit. 

Shqipëri moj mos ki frikë, Rama e Nishani në Amerikë

Postuar në 21 Shtator, 2013 07:49

Sesioni i rradhës i asamblesë së përgjithshme të OKB-së, i 68-ti, si dhe një ftesë nga ish presidenti Bill Klinton për veprimtarinë Nisma Globale Klinton 2013, kanë arsyet pse edhe presidenti Nishani, edhe një delegacion qeveritar i kryesuar nga Edi Rama do të ndodhen këto ditë në SHBA.

Erla i përgjigjet Ramës me fotot e “kryeministrisë së vërtetë”

Postuar në 21 Shtator, 2013 06:59

Një tjetër “luftë fotosh”, këtë herë në shkallë me të vogël, ka zënë vend në media me protagoniste ish zëdhënësen e ish kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Një paketë fotosh nga kryeministria, me dhoma e zyra të çrregullta, punime e ustallarë, të publikuara dje nga “mazhoranca”, ka marrë përgjigjen e “opozitës”. Mëhilli ka reaguar në Facebook, lidhur me albumin Rama, që rëndom u komentua si katandisje e selisë së kreut të qeverisë. Mëhillit nuk i ka pëlqyer kjo paraqitje, ndaj publikoi disa foto të datës 25 gusht.

Situata e gazetarëve, në pikë të hallit, thotë Çipa i UGSH-së

Postuar në 21 Shtator, 2013 04:55

Në një mbledhje të thirrur sot paradite nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, kreu i UGSH Aleksandër Çipa bëri një pasqyrë të gjendjes së punonjësve të shtypit në vend. “Situata e gazetarëve në Shqipëri, më e rënda në këto 5 vjet”, theksoi Çipa, duke u fokusuar tek financat. Fjala është për problemet e njohura në media, që në fakt kanë ardhur duke u përkeqësuar. “Vonesa të theksuara të pagave të gazetarëve. Në 70 përqind të rasteve janë vonesa 2-6 muaj.

Prokuroria “po paketon Lazaratin”. A erdhi më në fund dita?

Postuar në 21 Shtator, 2013 03:36

Burime pranë prokurorisë thanë për Albanian Screen se Policia e Shtetit dhe Guardia Di Finanza kanë gati një dosje voluminoze prej më shumë se 1 mijë faqesh mbi prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në këtë zonë.

Institucionet kyçe, fillojnë rrokadat e para të emrave

Postuar në 21 Shtator, 2013 02:39

Emrat e drejtuesve të rinj në një seri postesh kyçe, janë bërë publike këto orë në media. Bëhet fjalë për personazhe që në një mënyrë a një tjetër, kanë qenë pranë kryeministrit Rama, kryesisht funksionarë nga bashkia e drejtuar prej tij. A1 Report njofton se pritet që qeveria Rama të bëjë zyrtare emërimin e Arben Seferit si administrator i ri i CEZ në vend të Sahit Dollapit, edhe pse ERE njofton që nuk ka nismë për shkarkimin e Dollapit dhe se ai vijon detyrën e tij. Drejtoresha e re e Qytetit Studenti pritet të emërohet Anila Shehu në vend të Bujar Brovinës.

Ambientet e Kryeministrisë së Berishës, një shëmti, një kaos i vërtetë nën rrogoz

Postuar në 20 Shtator, 2013 13:14

Gazeta Shqiptarja.com boton një reportazh të shkurtër ku është “fotografuar” gjendja e ambienteve të Kryeministrisë në ditën e parë kur vuri këmbën Kryeministri Rama. Reportazhi shoqërohet me një kolazh fotosh, siç thuhet, të hedhura dhe të bëra publike nga vetë Rama.    

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme