Erla i përgjigjet Ramës me fotot e “kryeministrisë së vërtetë”

Postuar në 21 Shtator, 2013 06:59

Një tjetër “luftë fotosh”, këtë herë në shkallë me të vogël, ka zënë vend në media me protagoniste ish zëdhënësen e ish kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Një paketë fotosh nga kryeministria, me dhoma e zyra të çrregullta, punime e ustallarë, të publikuara dje nga “mazhoranca”, ka marrë përgjigjen e “opozitës”. Mëhilli ka reaguar në Facebook, lidhur me albumin Rama, që rëndom u komentua si katandisje e selisë së kreut të qeverisë. Mëhillit nuk i ka pëlqyer kjo paraqitje, ndaj publikoi disa foto të datës 25 gusht.

SIpas saj, “Rama na paskërkësh publikuar dje një album me foto të punimeve që po kryen në kryeministri, foto të bodrumeve të godinës, punëtoreve duke shkulur perdet... Gënjeshtra është bërë bashkëudhëtare e pandarë e gjysëm piktorit tashmë edhe gjysëm fotograf”. Mëhilli aludon se “kjo Kryeministri duhej të rrënohej vetëm që dikush të mbushte xhepat që në ditet e para pa filluar mire punën”. Dhe ajo ngre të njëjtat pyetje që e majta ngriti kur kryebashkiaku Basha riparoi me urgjencë sheshin Skënderbej: “Si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ç’proçedura u prokuruan materialet dhe sherbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithe kjo?”

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.