Arkiv-Lajme
Gjykata Administrative, nis punën në 4 Nëntor
Edhe pse kohë më parë u tha që do të jetë fillimi i tetorit nga ku do të nisë punë Gjykata Administrative, ajo nis punën zyrtarisht më 4 nëntor të këtij viti. Ka qenë presidenti Bujar Nishani ai që e ka bërë këtë të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas ligjit parashikohet që të krijohen 6 gjykata të nivelit të parë, një gjykatë apeli dhe një Kolegj i Lartë Administrativ.
Berisha futet në debatin "Kaçe": Agimi i Artë, më i civilizuar, së paku janë të hapur, - shkruan për klubin e PAOK-ut
Ish- kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debatin e ndezur së fundmi për sulmet dhe më pas dënimin e futbollistit shqiptar, Ergys Kaçe, që luan me PAOK-un e Selanikut në Greqi. Kaçe kërkoi falje pasi postoi në FB një foto me bluzën e UÇK-së veshur.
Angela Merkel të dielën përballë sfidës
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të përpiqet të fitojë një mandat të tretë në zgjedhjet e së dielës. Sondazhet tregojnë se koalicionin qeverisës e pret një betejë e ashpër në këto zgjedhje, por shumica e analistëve mendojnë se Kancelarja Merkel nuk duhet nënvlerësuar.
A ekziston rreziku i një versioni të ri të krizës së euros?
Për një kohë të gjatë u duk, sikur në Evropë po kthehej me ngadalë qetësia dhe se ekonomia po e merr veten gradualisht, Greqia po i bën detyrat e shtëpisë dhe po konsolidon buxhetin.
Vrasje nga pakujdesia - thonë gjykatësit e Apelit për gardistët që vranë në 21 janar
Gjykata e Apelit ka dënuar me vetëm një vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasje gjatë demonstratave të 21 janarit. Ndërkohë, për Agim Llupon, Apeli ka dhënë 3 vjet burg. Prokuroria kishte kërkuar 23 vite burg për Prendin dhe 25 vjet për Llupon, por gjyqtarët Ervin Metalla, Agim Bendo e Evgjeni Sinoimeri, e kanë parë të udhës të japin dënime me 1 dhe 3 vite burg. Sipas vendimit të gjykatës, Prendi dhe Llupo janë shpallur fajtorë për “Vrasje të pakujdesshme”.
Vetëm 21 janarin, zgjedhjet dhe vetflijimin e Lirak Bejkos - thotë Bashkim Shehu duke folur për rrallimin e leximit të shtypit shqiptar
Bashkim Shehu ka dhene nje interviste per Skender Minxhozin ne JAVA, ku nder te tjera pyetet: Si përthyhet tek një intelektual që jeton prej shumë vitesh larg, pazari politik që konsumohet në Tiranën e largët?
20 lekësh fals në treg? Banka thotë që ka hedhur në qarkullim 20 lekësh të rinj
Sipas të përditshmes Panorama, ka nisur që të falsifikohet monedha 20 lekë. "Dizajni është identik, me asnjë ndryshim, deri në imtësi, veçse në pamje të parë ngjyra është pak e ndryshme. Bëhet fjalë për qarkullimin viral të 20-lekëshave falsë, që janë përhapur gjerësisht nëpër Tiranë prej 10 ditësh dhe që tashmë po kthehen në shqetësim për qytetarët. Posta Shqiptare është institucioni i parë që i refuzon, edhe pse në pamje të parë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe me origjinalin" - shkruan gazeta në fjalë.
Sa fiton në muaj karteli i naftës vetëm nga mosreflektimi në Shqipëri i lëvizjeve në tregun ndërkombëtar?
E perditshmja DITA ka bere nje llogari sa fiton karteli i naftes ne muaj duke abuzuar dhe vjedhur qytetarin drejtperdrejt ne pikat e karburanteve. Denoncimi i kohëve të fundit i vjedhjes me peshën tek pikat e karburantit me pakicë tregoi majën e ajsbergut të një prej karteleve në ekonominë shqiptare. Pse nëse vjedhja në peshë shkon në disa dhjetëra gramë për litër, vjedhja me çmimin shkon 200-300 lekë për litër - shkruan gazetarja e ekonomise Edlira Shehu dhe e shpjegon kete shifer, duke analizuar mosreflektimin e levizjeve te cmimit nderkombetar te naftes. ne pikeshitjet shqiptare.
'Rilindin' protestat qytetare?
Pas protestës së studentëve të Fakultetit Ekonomik për një ndërtim në oborr të Fakultetit, duket se një reagim qytetar në formën e protestës ka ardhur edhe për kompaninë Bankers. Një grup të rinjsh dhe të rejash, studentë dhe banorë të Fierit ka nisur dje një protestë me qëllim sensibilizimin e opinionit publik për atë që po u ndodh me kompaninë Bankers.
Shkon në spital me nënën, nuk e mjekojnë. Shkon me ministrin, e mjekojnë
Elidoni 2 vjeçar, është fëmija i aksidentuar më 31 gusht në rrugën ku prej më shumë se pesë javësh familjet rome kanë ngritur çadrat pasi u dëbuan nga trualli i ish-Dekorit, ku edhe jetonin prej vitesh. Nëna e Elidonit i ehte ankuar ministrit Erjon Veliaj se e kishte çuar djalin për vizitë në spital, por që andej kishte dalë e përbuzur dhe pa mjekim.