Shkon në spital me nënën, nuk e mjekojnë. Shkon me ministrin, e mjekojnë

Postuar në 18 Shtator, 2013 05:29

Elidoni 2 vjeçar, është fëmija i aksidentuar më 31 gusht në rrugën ku prej më shumë se pesë javësh familjet rome kanë ngritur çadrat pasi u dëbuan nga trualli i ish-Dekorit, ku edhe jetonin prej vitesh. Nëna e Elidonit i ehte ankuar ministrit Erjon Veliaj se e kishte çuar djalin për vizitë në spital, por që andej kishte dalë e përbuzur dhe pa mjekim.

Veliaj e ka marrë në makinën e tij Elidonin dhe e ka shoqëruar personalisht në Spitalin Ushtarak. Vetem pas kesaj fëmija mori trajtimin e munguar mjekësor. Veliaj u shoqërua edhe nga deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti, ish- shef i Urgjencës = njoftojne portalet online. Por mbetet pyetja: kur do mundet sistemi yne shendetesor te funksionoje vete si i tille? a.n.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky me verte eshte nje gjest fisnik por Veliajn e njohim te gjithe, e njohim si manjak te mediave. Tani mund te rrije tre muaj pa dale ne asnje vend se ia arriti qellimit. Edhe kete sarkazmen tuaj lereni, kush shkon ne spital dhe ka rekomandim mjekohet.

Tani, kush ka dy pare mend e di qe spitali ushtarak nuk eshte per nje thyerje kembe or miq por per trauma te renda. Nuk ka kuptim qe dikush te shkoje tek ushtaraku per nje thyerje kembe se fillimisht duhet te shkoje tek lagjja, pastaj tek QSUT e me pas nqs nuk gjen derman ne Ushtarak.

Njerezit jane te trashe ketu dhe nuk kuptojne radhen e punes.

Submitted by Vinny (not verified) on

Kam pershtypjen se keshtu si e kane nisur do na nevojiten ca me shume ministra. Ministri personalisht te dergon ne spital. Dje ministrja e arsimit po regjistronte femijet e klases se pare.

Nje pyetje kam une, si ka mundesi qe sa here pushtetaret tane bejne ndonje veper bamiresie (ne vend te punes) gjithmone qellon rrotull nje gazetar me kamera?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.