Arkiv-Lajme
“Agimi i Artë”. Po shihet mundësia e nxjerrjes jashtë ligjit të kësaj organizate neonaziste greke
Vrasja e një aktivisti të majtë ka tronditur Greqinë dhe ka ngjallur reagime të forta kundër neonazistëve të “Agimit të Artë”, që shihen si përgjegjës për vrasjen dhe një sëre aktesh dhune në vend. Kryeministri grek Antonis Samaras dhe zv.kryeministri Evangelos Venizelos shqyrtuan dhe mbështetën propozimin e ministrit të Rendit, Nikos Dendias, që kjo parti të klasifikohet si “organizatë kriminale” dhe të shtrëngohet legjislacioni për grupet kriminale dhe të armatosura, ndërsa po shihet mundësia që ajo të nxirret jashtë ligjit, shkruan shtypi grek.
Lufta në Siri, drejt shuarjes; dëshirë për armpushim nga të dy kampet ndërluftuese
Në Siri janë dhënë shenjat e para të shuarjes së konfliktit dhe afrimin e një paqe të mundshme mes grupimit opozitar dhe qeverisë. Dy grupe rebele në veri të vendit, të lidhura me Al Kaedën, kanë nënshkruar një armëpushim me forcat qeveritare. Sipas “BBC”, këto grupime kanë rënë dakord me qeverinë për të shkëmbyer të burgosurit. Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo marrëveshje mund të shtrihet edhe në zona të tjera të Sirisë.
Urdhër i Tahirit për dëbimin nga Garda e Republikës të të dënuarëve të 21 Janarit, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo
Ndrea Prendi dhe Agim Llupo ishin pezulluar nga detyra, në funksion të hetimit të ngjarjeve të datës 21 janar 2001. Lirimi i tyre para kohe nga detyra dhe përjashtimi nga strukturat e Gardës së Republikës është bërë me motivacionin e dënimit të tyre penalisht me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë, por ministri i Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka liruar nga detyra dhe përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës dy ditë pas vendimi të Gjykatës së Apelit të Prendit dhe Llupos.
Mesila Doda: Portreti i Presidentit? S’ia vlen të diskutohet, ka të tjera probleme më emergjente vendi
Vendimi për heqjen e portretit të Nishanit është komentuar dhe vijon të komentohet në media nga demokratët, të cilët e kanë cilësuar veprim antikushtetues zëvendësimin me portretin e Ismail Qemalit. Por deputetja demokrate, Mesila Doda, thotë se debati për heqjen e portretit të presidentit Nishani nga zyrat e shtetit është krejt periferik. Doda shprehet se çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomike dhe integrimin europian janë më emergjente.
Konsulta me FMN: Politikat buxhetore që do të ndiqen për të mbushur gropat fiskale
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, delegacioni i FMN që drejtohet nga Nadeem Ilahi, drejtor i Fondit për Shqipërinë, më seli në Uashington kan biseduar me përfaqësuës të qeverisë lidhur me temat shqetësuese të financave publike dhe ekonomisë shqiptare, duke nisur nga problemi i borxhit të rritur publik, të cilin qeveria e mëparshme e lejoi të kalonte mbi nivelin e mëparsahëm të detyrueshëm prëj 60 për qindësh.
Kryesia e PS vendos drejtuesit e komisioneve, refuzojnë detyrat Blushi, Leskaj dhe Balla. Blushi, ç’kini, jam mirë deputet(!)
Mbledhja e parë e Kryesisë së PS pas betimit të qeverisë së re të majtë nuk ka kaluar pa debate dhe kundërshtime. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka komunikuar Kryesisë ndarjen që ai kishte vendosur për drejtimin e komisioneve parlamentare, të cilat do të miratohen në seancën e radhës. Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, jo të gjithë anëtarët e Kryesisë ishin dakord me ndarjen që ishte përcaktuar. Ben Blushi, i propozuar nga Rama si kryetar i Komisionit të Jashtëm, e ka refuzuar dhe nuk ka pranuar që të jetë kryetar i asnjë komisioni parlamentar.
“Shqipëria mundet”! Ambasadorët Ettore Sequi dhe Alexandër Arvizu, editorial të përbashkët në mediat shqiptare
Shqipëria mundet! Ky është titulli i editorialit të përbashkët të dy ambasadorëve më të rëndësishëm në Tiranë, atij të delegacionit të Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexandër Arvizu, shpërndarë për shtypin e ditës së sotme. Në artikull ata rendisin një sërë drejtimesh, ku, sipas tyre, nevojitet që vendi të bëjë progres që nga forcimi i shtetit ligjor, përmirësi i mjedisit ekonomik, administrata publike e deri te roli i Shqipërisë në rajon.
Bashkëpunëtorët e Berishës gjejnë strehë te Presidenti Nishani
Sipas Gazetës Shqiptare, dy nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjergj Lezhja dhe Ylli Asllani janë zhvendosur në Presidencë vetëm pak ditë pas dorëheqjes. Këshilltarët e Berishës kanë kaluar tashmë si këshilltarë të kreut të shtetit. Presidenti Nishani ka firmosur emërimin e Gjergj Lezhjes si këshilltar për Sigurinë dhe Ylli Asllanit si këshilltar për Çështjet Vendore. “Më ka thirrur në zyrë Presidenti dhe më tha: A do të punosh me mua si këshilltar i pushtetit vendor dhe unë pranova”, thotë Asllani.
Zh.
Basha te Fevziu: Nuk ka në PD as konkurrentë, as kontestues të mi, ka demokratë që bashkohen në një opozitë të fortë, ballore
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë mbrëmë i ftuar në “Opinion” të Blendi Fevziut, ku ka folur për situatën aktuale politike, zgjedhjen e tij në krye të PD-së, debatet në parti, rolin e Berishës pas dorëheqjes, hapjen e PD-së drejt partive të tjera të qendrës së djathtë, përballjen në mazhorancën e re dhe strategjinë e opozitës për t’u rikthyer në pushtet, etj.
NYT për krizën në Siri: Roli historik i ministrit të Jashtëm rus Lavrov, si e nxori fiasko Amerikën!...
Njeriu i diplomacisë ruse, një teknokrat me eksperiencë të gjatë, Sergei Lavrov, konsiderohet tashmë si njeriu që kapi një fjalë të amerikanëve për ta kthyer në një platformë, duke ia hedhur Uashingtonit për armët kimike. Madje ai, tani për tani, cilësohet, sipas NYT, një nga diplomatët më të aftë në botë.