Kryesia e PS vendos drejtuesit e komisioneve, refuzojnë detyrat Blushi, Leskaj dhe Balla. Blushi, ç’kini, jam mirë deputet(!)

Mbledhja e parë e Kryesisë së PS pas betimit të qeverisë së re të majtë nuk ka kaluar pa debate dhe kundërshtime. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka komunikuar Kryesisë ndarjen që ai kishte vendosur për drejtimin e komisioneve parlamentare, të cilat do të miratohen në seancën e radhës. Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, jo të gjithë anëtarët e Kryesisë ishin dakord me ndarjen që ishte përcaktuar. Ben Blushi, i propozuar nga Rama si kryetar i Komisionit të Jashtëm, e ka refuzuar dhe nuk ka pranuar që të jetë kryetar i asnjë komisioni parlamentar. Mësohet se Blushi ka thënë se nuk është i interesuar që të jetë kryetar komisioni, por preferon të jetë deputet i lirë. Po ashtu edhe deputetja Valentina Leskaj, e propozuar si nënkryetare e Komisionit të Medias, nuk e ka pranuar këtë post. “Kam qenë kryetare e këtij komisioni në opozitë, s’mund të jem nënkryetare tani në maxhorancë”, mësohet të ketë thënë Leskaj. Edhe anëtari i Kryesisë Taulant Balla nuk ka pranuar të jetë nënkryetar i Komisionit të Integrimit. Balla mësohet të ketë kërkuar drejtimin e Komisionit të Sigurisë, por kryetari i Partisë Socialiste është përgjigjur se kryesimin e këtij komisioni ia ka premtuar Spartak Brahos nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kryesia ka miratuar kryetarët e komisioneve që PS drejton:
Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore;
Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm;
Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë;
Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese.
Kryesia miratoi dhe kandidaturën e PS për kreun e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.
Krerët e komisioneve
Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore
Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm
Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë
Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese
Spartak Braho, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit të Medias
Klodiana Spahiu, nënkryetare e Komisionit të Shëndetësinë
Nënkryetar Kuvendi
Vangjel Dule, nënkryetar i Parlamentit
Delegacionet e Kuvendit
Taulant Balla, Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE
Valentina Leskaj, kryetare e Delegacionit të KiE-së
Pandeli Majko, kryetari i Delegacionit të Kuvendit me NATO-n
Arta Dade, kryetare e delegacionit të parlamentit në OSBE
Namik Dokle, kryetar i Delegacionit të Detit të Zi
Kryesia e Grupit të PS
Kryetar Gramoz Ruçi
Nënkryetarë
Vasilika Hysi
Taulant Balla
Eduard Shalsi
Erjon Braçe
Zh.
Comments
Z.Blushi.Na sqaro pak te
<p>Z.Blushi.Na sqaro pak te lutem,zgjedhjet e 2009-es u vodhen apo u humben??Nuk te kemi degjuar me per kete teme.Edhe kur Saliu nuk deklaronte me se i kishte fituar ato zgjedhje,ti vazhdoje te thoje se PS-ja i humbi ato zgjedhje.Ne fakt,Saliu mire e kishte qe nuk fliste me per zgjedhjet e 2009-es per te mbrojtur vjedhjen e tyre.Kishte ty si altoparlant.Por gabohesh nese mendon se do mashtrosh votuesit e majte.Ata ta kane hequr vizen prej kohesh.</p>
ZH. i Respublica-s vazhdon te
<p>ZH. i Respublica-s vazhdon te me zhgenjej ne menyren se si e percjell nje lajm... Sipas titullit ...Blushi, c'kini, jam mire deputet ...plus pikecuditese...Lexoj lajmin , nuk e gjej kund kete reference, ndaj te ciles mund te beja nje reflektim. Keshtu qe me mbetet te bej reflektim per menyren e komunikimit te lajmit !</p>
Add new comment