Kryesia e PS vendos drejtuesit e komisioneve, refuzojnë detyrat Blushi, Leskaj dhe Balla. Blushi, ç’kini, jam mirë deputet(!)

Postuar në 20 Shtator, 2013 07:20

Mbledhja e parë e Kryesisë së PS pas betimit të qeverisë së re të majtë nuk ka kaluar pa debate dhe kundërshtime.  Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka komunikuar Kryesisë ndarjen që ai kishte vendosur për drejtimin e komisioneve parlamentare, të cilat do të miratohen në seancën e radhës. Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, jo të gjithë anëtarët e Kryesisë ishin dakord me ndarjen që ishte përcaktuar. Ben Blushi, i propozuar nga Rama si kryetar i Komisionit të Jashtëm, e ka refuzuar dhe nuk ka pranuar që të jetë kryetar i asnjë komisioni parlamentar. Mësohet se Blushi ka thënë se nuk është i interesuar që të jetë kryetar komisioni, por preferon të jetë deputet i lirë. Po ashtu edhe deputetja Valentina Leskaj, e propozuar si nënkryetare e Komisionit të Medias, nuk e ka pranuar këtë post. “Kam qenë kryetare e këtij komisioni në opozitë, s’mund të jem nënkryetare tani në maxhorancë”, mësohet të ketë thënë Leskaj. Edhe anëtari i Kryesisë Taulant Balla nuk ka pranuar të jetë nënkryetar i Komisionit të Integrimit. Balla mësohet të ketë kërkuar drejtimin e Komisionit të Sigurisë, por kryetari i Partisë Socialiste është përgjigjur se kryesimin e këtij komisioni ia ka premtuar Spartak Brahos nga Lëvizja Socialiste për Integrim.  

Kryesia ka miratuar kryetarët e komisioneve që PS drejton:

Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore;

Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm;

Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë;

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese.

Kryesia miratoi dhe kandidaturën e PS për kreun e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Krerët e komisioneve

Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore

Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm

Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese

Spartak Braho, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit të Medias

Klodiana Spahiu, nënkryetare e Komisionit të Shëndetësinë

Nënkryetar Kuvendi

Vangjel Dule, nënkryetar i Parlamentit

Delegacionet e Kuvendit

Taulant Balla, Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE

Valentina Leskaj, kryetare e Delegacionit të KiE-së

Pandeli Majko, kryetari i Delegacionit të Kuvendit me NATO-n

Arta Dade, kryetare e delegacionit të parlamentit në OSBE

Namik Dokle, kryetar i Delegacionit të Detit të Zi

Kryesia e Grupit të PS

Kryetar Gramoz Ruçi

Nënkryetarë

Vasilika Hysi

Taulant Balla

Eduard Shalsi

Erjon Braçe

Zh.

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Z.Blushi.Na sqaro pak te lutem,zgjedhjet e 2009-es u vodhen apo u humben??Nuk te kemi degjuar me per kete teme.Edhe kur Saliu nuk deklaronte me se i kishte fituar ato zgjedhje,ti vazhdoje te thoje se PS-ja i humbi ato zgjedhje.Ne fakt,Saliu mire e kishte qe nuk fliste me per zgjedhjet e 2009-es per te mbrojtur vjedhjen e tyre.Kishte ty si altoparlant.Por gabohesh nese mendon se do mashtrosh votuesit e majte.Ata ta kane hequr vizen prej kohesh.</p>

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>ZH. i Respublica-s vazhdon te me zhgenjej ne menyren se si e percjell nje lajm... Sipas titullit ...Blushi, c&#39;kini, jam mire deputet ...plus pikecuditese...Lexoj lajmin , nuk e gjej kund kete reference, ndaj te ciles mund te beja nje reflektim. Keshtu qe me mbetet te bej reflektim per menyren e komunikimit te lajmit !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.