Arkiv-Lajme

Publiku francez shokohet nga një reportazh mbi Lazaratin

Postuar në 18 Shtator, 2013 03:57

Të dielën në mbrëmje, televizioni i tretë i madh privat francez, M6, në emisionin e tij mjaft të ndjekur ZONE INTERDITE – ENQUETE EXCLUSIVE, dha një reportazh haluçinant mbi Shqipërinë me temë “Lazarati kryeqyteti europian i kanabisit”.

21 Janari. Nesër pritet me interes vendimi i Apelit për Llupon dhe Prendin

Postuar në 17 Shtator, 2013 15:22

Pasi organi i akuzës ka kërkuar sot në Gjykatën e Apelit që të prishet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarin, duke dhënë pretencë për 23 vjet burg për ish- komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për ish- gardistin Agim Llupo, e nësërmja pritet me shumë interes për të mësuar vendimin e trupit gjykues që u zgjodh po sot, me kryesues Agim Bendo, ndërsa relator i çështjes është zgjedhur Ervin Metalla.

Shënim: Ergysi, UÇK-ja dhe disa grekë të lodhur dhe dritëshkurtër

Postuar në 17 Shtator, 2013 12:47

Publikimi i një fotoje në facebook me bluzën ku duket qartë logoja e UÇK-së, ja ka komplikuar seriozisht jetën futbollistit të Paok-ut të Selanikut dhe kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe. Ekipi e pezulloi nga aktiviteti sportive dhe një komision disiplinor u mblodh enkas për këtë rast që shkaktoi reagime të forta në gjithë Greqinë. Po përse këto reagime? Mendja ta do që lidhja bëhet me UÇK-në si “organizatë terroriste”, (paçka se partitë e dala nga ushtria çlirimtare janë në pushtet në Kosovë dhe dialoguese me Athinen zyrtare), dhe sidomos me ofendimin e vëllezërve ortodoksë serbë.

Takimi i presidentëve të Ballkanit në Durrës, ide dhe projekte rajonale të përbashkëta

Postuar në 17 Shtator, 2013 12:00

Sot u mbyll takimi i pestë rajonal i presidentëve në Durrës. E përbashkëta e katër udhëheqësve shtetërorë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ishte që vendet e Ballkanit të koordinojnë investimet infrastrukturore, në mënyrë që ato të bëhen sa më shumë të frytshme për të gjitha palët. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, tha që "derisa ekziston dialogu, fqinjësia e mirë, bashkëpunimi rajonal dhe rrugëtimi i përbashkët drejt Bashkimit Europian, atëherë duhet të kryhet edhe një bashkërendim më i mirë i projekteve në bujqësi, energjetikë, turizëm etj.".

Neue Zürcher Zeitung: Edi Rama, politikan jotipik, një dorë mrekullie mund të arrijë ato që ka premtuar

Postuar në 17 Shtator, 2013 11:33

Vizita e parë në Bruksel e kryeministrit të ri të Shqipërisë, zotit Edi Rama është bërë objekt jo vetëm i shtypit vendës, por edhe atij botëror, duke e komentuar në mënyra të ndryshme ardhjen e tij në pushtet dhe sidomos programin e tij të guximshëm ekonomik. Një ndër këto gazeta është edhe Neue Zürcher Zeitung, e cila në numrin e sotëm (17.09.2013) e portretizon kështu figurën e re drejtuese të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama:

Lufta e portreteve, Meta gjen zgjidhjen e mesme “integruese”

Postuar në 17 Shtator, 2013 10:51

Pas reagimit të presidentit Bujar Nishani për heqjen e portretit të tij nga zyrat e shtetit, ka folur edhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta. Ai tha se nuk do e heqë portretin e Nishanit për faktin se nuk e ka gjetur atë në zyrë, duke “ja ngecur” praktikën e mosrespektimit të figurës së kreut të shtetit, paraardhëses Topalli. Në këtë linjë, ishte moment i ish presidentit Bamir Topi, që në një intervistë për gazetën Telegraf, të kujtonte precedentin e heqjes së portretit të tij çka e nisi ish- kryetarja e Kuvendit.

Viktima e gjobës 100 mijë euro nga Skeja, duhet të jetë një i njohur. A1 Report riformaton lajmin e "dajes"

Postuar në 17 Shtator, 2013 10:13

Personi të cilit gardisti Fatos Skeja i ka vënë gjobë 100 mijë euro, është një i njohur me mbiemrin Hima. A1 Report dhe shqiptarja.com njoftonin pak më parë se është pohuar nga Skeja në seancën e pyetjeve të drejtuara nga dy prokurorët e krimeve të rënda në Prokurorinë e Përgjithshme, Ludovik Ndoka dhe Elisabeta Imeraj ditën e sotme, se ky i njohur ishte daja, por lajmi është riformatuar. Skeja është marrë në pyetje rreth akuzës për gjobvënie. Fillimisht u tha se gjoba ishte ndaj një biznesmeni shqiptar, që kishte biznese në SHBA.

Fatmir Limaj (edhe një herë) i pafajshëm. Vendimi nga gjykatësi Simons i EULEX-it

Postuar në 17 Shtator, 2013 09:05

Kryetari i trupit gjykues të EULEX-it, gjykatësi Malcolm Simons, shpalli sot vendimin e pafajësisë për komandant Çelikun, ish ministrin e qeverisë së Kosovës Fatmir Limaj. Lajmi ka dalë të gjithë mediat e Kosovës, që kanë anonçuar pafajësinë e dytë të Limajt nga të gjitha akuzat për krime të luftës, për të cilat akuzohej nga prokurori i EULEX-it Mauricio Salustro. Sipas raportit të gjykatësit Simons, mbi Limajn nuk kishte asnjë argument fajësues dhe të gjitha provat e vërtetuan pafajësinë e tij.

Misteri i arrestim-lirimit të gardistit Skeja. Sipas Ditës, “vepruan lidhjet e nëndheshme të pushtetit të Berishës”

Postuar në 17 Shtator, 2013 07:34

 

Barroso në takimin me Ramën: Parimisht, statusi kandidat që në dhjetor

Postuar në 17 Shtator, 2013 06:33

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, kryeministri Edi Rama vazhdoi axhendën e takimeve në Bruksel me presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Në vijim Rama do takohet me komisionerin Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Catherine Ashton dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme