21 Janari. Nesër pritet me interes vendimi i Apelit për Llupon dhe Prendin

Pasi organi i akuzës ka kërkuar sot në Gjykatën e Apelit që të prishet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarin, duke dhënë pretencë për 23 vjet burg për ish- komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për ish- gardistin Agim Llupo, e nësërmja pritet me shumë interes për të mësuar vendimin e trupit gjykues që u zgjodh po sot, me kryesues Agim Bendo, ndërsa relator i çështjes është zgjedhur Ervin Metalla. Në sallën e gjyqit mungonin dy të akuzuarit kryesorë për 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo, të cilët përfaqësoheshin në seancë nga avokatët mbrojtës. Shkalla e Parë e shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin për vrasjen e Faik Myrtajt, dhe Agim Llupon për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Prokuroria apeloi vendimin. Në editorialin e mbrëmjes të botuar tek Tema online, autori Mero Baze nuk ka besim tek gjyqtarët, por edhe sikur ata të japin dënim me burg, për Bazen duhet që ky process të nisë nga e para, me iniciativë të kryeministrit Rama. Ky dhe ekipi i tij, “duhet të rindërtojnë tashmë në pozitat e qeverisë dosjen e 21 Janarit, duke çuar para prokurorisë gjurmët e prishjes së provave nga kryeministri i mëparshëm dhe ish- ministri i Brendshëm, që gjenden në kryeministri, për t’u rihapur çështja në themel”, thotë Baze për Berishën dhe Bashën. Sepse prishja simbolike e gardhit kryeministror nuk mjafton për drejtësinë e mohuar të 21 janarit.
Ndërkohë, vrasja e Aleks Nikës mbetet pa autor.
Comments
Duhen denuar ne fillim ata qe

Duhen denuar ne fillim ata qe urdheruan e pastaj keta idiotet qe zbatuan urdherat e tyre

Lereni Ramen te bej

Lereni Ramen te bej Kryeministrin...

Mos e ngaterroni me varre viktimat!

Po te ngulni kembe me keto buqeta reminishenca te komunizmes,

do ta dergoni shpejt edhe Edin tek 1.000.000 i Pellembave dhe Shuplakave te Sovranit!

Ndihmoni familjet e viktimave, femijet e tyre per jetese normale dhe shkollime, kaq!

Add new comment