Lufta e portreteve, Meta gjen zgjidhjen e mesme “integruese”

Postuar në 17 Shtator, 2013 10:51

Pas reagimit të presidentit Bujar Nishani për heqjen e portretit të tij nga zyrat e shtetit, ka folur edhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta. Ai tha se nuk do e heqë portretin e Nishanit për faktin se nuk e ka gjetur atë në zyrë, duke “ja ngecur” praktikën e mosrespektimit të figurës së kreut të shtetit, paraardhëses Topalli. Në këtë linjë, ishte moment i ish presidentit Bamir Topi, që në një intervistë për gazetën Telegraf, të kujtonte precedentin e heqjes së portretit të tij çka e nisi ish- kryetarja e Kuvendit. Në kohën e konfliktit mes kreut të shtetit dhe mazhorancës së djathtë, e djathta vendosi që të ‘zhdukë’ portretin e Topit nga zyrat e shtetit. Madje kanali Top Channel ilustroi me pamje filmike praninë dhe pastaj mungesën e portretit të Bamir Topit. Sa për Metën, ai deklaroi me qetësi në stilin e vet “integrues” se krahas portretit të Nishanit, do vendoste edhe atë të Ismail Qemal Vlorës në zyrën e tij.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Inshallah, Ilir Meta e çon edhe ne dhomen e gjumit te tij foton e NISHANIT!

Submitted by Lleshi (not verified) on

Meta tregtari , ia fut kot ! Aty ku nuk ka para ky person eshte aq budall sa thua i ka apo si ka dy gram mend apo shkolle !!

Ky person duhet ta dije qe nuk mund ta mbaje portretin e Nishanit ne zyren e tij , sepse ajo eshte zyre shteti dhe nuk eshte shtepia e Metes ! Ka ligje dhe rregulla si funksionon shteti ! Por ky torobello as ia ka idene dhe kujton se meqenese e ka "bythen" e madhe , mundet te ulet ne dy karrike ! Hajde trupeshk , hajde

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Llesho, pak me shume respekt fer figuren e shquar te Rilindjes Ilir Meta, te lutem......

Submitted by Kolla (not verified) on

O Lleshoo, si shan Lirin ti mer daj. i Nuk eshte trupeshk ai, mos i bjer ne qafe. Shume shume eshte trunjale. Shteti mer Llesh eshte i Metes qe nuk e lu topi. E ka fitu ai. Ka pagu mire ai per votime. T'jem une si ai s'vej ne zyre as Ismail Qemolin, qe s'ka asnji fote per te qene, e as Jar Nishonin. Te vej veten e vet, se e merito.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.