Takimi i presidentëve të Ballkanit në Durrës, ide dhe projekte rajonale të përbashkëta

Sot u mbyll takimi i pestë rajonal i presidentëve në Durrës. E përbashkëta e katër udhëheqësve shtetërorë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ishte që vendet e Ballkanit të koordinojnë investimet infrastrukturore, në mënyrë që ato të bëhen sa më shumë të frytshme për të gjitha palët. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, tha që "derisa ekziston dialogu, fqinjësia e mirë, bashkëpunimi rajonal dhe rrugëtimi i përbashkët drejt Bashkimit Europian, atëherë duhet të kryhet edhe një bashkërendim më i mirë i projekteve në bujqësi, energjetikë, turizëm etj.".
Takimi i presidentëve të rajonit mbahet vitin tjetër në Kosovë dhe Presidentja Atifete Jahjaga i ftoi të gjithë udhëheqësit e këtyre vendeve, së bashku me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, që sot munguan.
Për koincidencë aspak të këndshme për Presidentin Nishani si mikpritës, po në këtë ditë është ndezur edhe debati për vendimin e qeverisë Rama për heqjen e portretit të tij nga institucionet shtetrore dhe zëvendësimin me atë të Ismail Qemalit.
Zh.
Add new comment