Misteri i arrestim-lirimit të gardistit Skeja. Sipas Ditës, “vepruan lidhjet e nëndheshme të pushtetit të Berishës”

Gazeta Dita është hapur numrin e sotëm me historinë e “çuditshme” të thirrjes në prokurori të gardistit dhe njeriut të afërt të djalit të deputetit Berisha, Fatos Skeja. Emri i tij doli pas hetimit të një çështje gjobëvënieje ndaj një biznesmeni, ku rezulton i përfshirë edhe një prokuror. Burime kompetente i kanë thënë Ditës se Skeja në fakt është arrestuar, pastaj liruar në zyrat e prokurorisë; kjo pavarësisht variantit që policia dhe prokuroria nisën të shpërndajnë për gazetarët, sipas së cilës Skeja kishte trokitur me vullnet të lirë në polici, pasi ishte informuar se ndaj tij po ndërmerrej një hetim për gjobëvënie. Por edhe në këtë rast, thotë Dita, “i bie që hetimet ndaj Skejës janë dekonspiruar, sepse si mund ta mësonte kaq lehtë ai se ishte nën hetim? Por varianti i servirur me shumë gjasa mund të jetë një alibi e shpërndarë me urgjencë dhe siklet për gazetat”. Në vijim, gazeta ndërton një profil të gardistit që i ka dalë emri në disa histori të bujshme të viteve të fundit, si deklarimet e vëllezërve Deda, se Skeja ka ndërmjetësuar edhe me para, që ata “ta harrojnë” vrasjen e vëllait të tyre Hekuranit, më 21 janar.
Shkrimin e plotë e gjeni në linkun: http://gazetadita.al/kopertina-17-shtator-2013/
a.k
Add new comment