Arkiv-Lajme

Barroso në takimin me Ramën: Parimisht, statusi kandidat që në dhjetor

Postuar në 17 Shtator, 2013 06:33

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, kryeministri Edi Rama vazhdoi axhendën e takimeve në Bruksel me presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Në vijim Rama do takohet me komisionerin Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Catherine Ashton dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy.

Profili i vrasësit të Uashingtonit: Agresiv, i pushuar nga puna dhe i çekuilibruar që pas 11 shtatorit

Postuar në 17 Shtator, 2013 06:09

Lajmi i vrasjes së 12 personave në një kantier të marinës amerikane në Uashington D.C, ka qenë qëndror në mediat ndërkombëtare. Vrasësi rezulton të jetë një person, Aaron Alexis, i cili është përfshirë edhe herë të tjera në shkëmbim zjarri. Alexis pat pretenduar se vuante nga sindroma e stresit post-traumatik, që kishte ardhur pas pjesëmarrjes së tij në operacionet e shpëtimit që pasuan sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Nishani shigjeton Ramën për portretin: Kryeministri që të bëjë punë dhe jo gjeste

Postuar në 17 Shtator, 2013 05:08

Në mbyllje të samitit të presidentëve të rajonit në Durrës, presidenti Bujar Nishani është prononcuar është për vendimin e mazhorancës për heqjen e portretit të tij nga zyrat e shtetit. Nishani përmendi Kushtetutën, e cila e parashikon vendosjen e portretit të tij në zyra. “Është e padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën e tij duke hequr foton e presidentit të tij. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, nuk duhet të ndodhë. Nuk është serioze. Kjo nuk është punë, është një gjest.

Meta heq kompjuterët e Topallit nga salla e Kuvendit. Po tenderi?

Postuar në 17 Shtator, 2013 03:39

Nuk e patën jetën e gjatë kompjuterët e instaluar me urgjencë para vendit të çdo deputeti në parlamentin shqiptar, nga ish kryetarja Topalli. Kjo “risi” që sipas Topallit e kishte origjinën në një tender të zhvilluar qysh dhjetorin e kaluar, u komentua shumë, dhe gjithnjë për keq: Si nga çmimi skandaloz i një kompjuteri të zakonshëm për nga marka dhe kapaciteti (130 mijë lekë të reja secili), ashtu dhe nga ana estetike që e shndërronte sallën e Kuvendit në internet-kafe, e që ja zinte pamjen deputetit. Pa lënë mënjanë inefiçencën e tyre në veprimtarinë e ligjvënësve.

Zv.kryeministri Peleshi nuk lë vend për interpretime: Çdo vendim pas 23 qershorit do zhbëhet. Pra dhe SHQUP-i

Postuar në 17 Shtator, 2013 03:08

Duke folur në një intervistë për A1 Report, zëvendëskryeministri Niko Peleshi iu përgjigj një pyetjeje për vendimet e qeverisë së vjetër pas 23 qershorit dhe deri sa dorëzoi stafetën, që nuk la vend për shumë ekuivoke. Për këtë arsye, kanali në fjalë nxorri përfundimin se qëndrimi i qeverisë së re për të “prekur” pa përjashtim çdo vendim të kabinetit Berisha gjatë kësaj periudhe, përfshin edhe ish SHQUP-in, selinë e re të PD. Për këtë vendim u debatua shumë, por nga qeveria e re nuk kishte patur ndonjë reagim të prerë deri më tash.  Ja përgjigja e Peleshit:

Opozita shokohet nga heqja e fotos së Presidentit. Udhëheq Berisha (Basha nuk ka folur ende)

Postuar në 16 Shtator, 2013 16:56

Të vendosur për t’u kapur me çdo detaj të qeverisjes së re, opozita hapi fushatë për heqjen e Portretit të Presidentit dhe zëvendësimin me atë të Ismail Qemalit. Dh ejo vetëm kaq, por shprehen të shokuar, aq sa duket se nuk e kanë dëgjuar në fushatë këtë premtim.

“Jam krejt i shokuar nga akti i heqjes se foto se presidentit të Republikes. Jam i shokuar dhe i zhgënjyer nga niveli i vulgaritetit të këtij akti” - Ish-zv/ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku

Merkeli e butë dhe Merkeli e fortë, në këndvështrimin e Economist. Dhe Merkeli “godmother” sipas anëtarëve të partisë vet

Postuar në 16 Shtator, 2013 14:14

Në një speciale për zgjedhjet e pritshme në Gjermani, Economist i bën një portret Angela Merkelit, që e shoqëron me foton më sipër që është mjaft provokuese dhe prej titullit: “Një grua për t’i sunduar të gjithë”.

Interesante është se Economist e nxjerr Merkelin me dy pamje, më saktë perceptime të saj, jashtë dhe brenda Gjermanisë. Njëra, ajo që i njohin jashtë Gjermanisë është imazhi i një gruaje të fortë që grekët e krahasojnë deri dhe me Hitlerin dhe që i detyroi vendet e krizës të shtrëngojnë rripat – austerity – shkurtime drastike të shpenzimeve.

Rama krahason prapë 23 qershorin 2013 me 22 marsin 1992... në Bruksel!

Postuar në 16 Shtator, 2013 12:49

Siç e dhe pritej, Edi Rama ka folur si Kryeministër sot në seancën e organizuar për Shqipërinë, dhe, përsëri e krahasoi votimin e 23 qershorit me vitin atë të 22 marsit 1992 (këtë radhë nuk iku njeri nga salla).

Deputeti i PD, Kastriot Islami, flet për Ramën si “plot ankth e i eksituar, me egërsi...”

Postuar në 16 Shtator, 2013 11:42

“Rama në fillim të debatit për programin dhe përbërjen e qeverisë dhe pasi u mbyllën diskutimet reagoi plot ankth e i eksituar, me egërsi dhe sikur të ishte jashtë kontrollit. Ai ishte shume agresiv ndaj opozitës dhe disa herë e kërcënoi atë me fjalor ofendues dhe fyes.

Menduh Thaçi flet për Ramën, Berishën, Thaçin (Hashim), dhe Albinin. Për shqiptarët në Maqedoni: “Lufta nuk ka mbaruar!”

Postuar në 16 Shtator, 2013 10:24

“Lufta nuk ka përfunduar” është thelbi i intervistës që Menduh Thaçi lideri i shqiptarëve në opozitë në Maqedoni ka dhënë për gazetën Zëri në Prishtinë.

“Marrëveshja e Ohrit, është e vdekur... dhe faji është më shumë i yni”, pranon Thaçi.

Ai u ka pranuar gazetarëve Lavdim Hamidi dhe Enis Veliu që problemi i shqiptarëve atje ka të bëjë me “konceptin e shtetit të Maqedonisë” që ai e konsideron “koncept artificial” sikurse quan anakronike dhe dëshirën e maqedonasve për ta krijuar shtet etnik në shek. XXI.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme