Rama krahason prapë 23 qershorin 2013 me 22 marsin 1992... në Bruksel!

Siç e dhe pritej, Edi Rama ka folur si Kryeministër sot në seancën e organizuar për Shqipërinë, dhe, përsëri e krahasoi votimin e 23 qershorit me vitin atë të 22 marsit 1992 (këtë radhë nuk iku njeri nga salla).
“Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për ata çka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992, shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi rotacion paqësor dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet ne jetën e secilit,” tha ndër të tjera Rama.
Ai foli edhe sesi do i jepet opozitës ajo që nuk iu dha PS-së kur ishte në opozitë.
“Politika jonë ka vuajtur shumë pas rënies së komunizmit nga përpjekja për të luftuar njëri-tjetrin dhe jo për idetë. Prova e parë e programit tonë qeverisës nuk do jetë thjesht një fillim euforik, por një instrument për të vijuar në parlament për t’i dhënë opozitës çdo gjë që ne nuk e morëm si opozitë,” tha Rama.
k.c.
Comments
Mbase duhet te pakesohet
<p> Mbase duhet te pakesohet pak kjo retorike "alla iluminati" per rendet e reja boterore, epokat e reja etj... me ngjan se do shkaktoje nje velje ne popull, para se ky i fundit te preke situaten (si ai qe kuzhinieri qe velet gjate gatimit). Politika, por edhe fusha te tjera ne jeten e shqiptareve, vuajne akoma nga paqendrueshmeria e mureve te ndertuar nga pale te ndryshme (pavaresisht se mund te ndodhe vertete qe duhen riparuar pjese te bera keq, per te vijuar me tej ne menyre te sigurt). Krahasimi i bere per zgjedhjet, ne Bruksel, nuk e di per cfare eshte bere, por nuk e kuptoj as se cfare perfitimi ka, pervec nje paragjykimi qe mund te krijoje qe tani, per konceptet e qeverise se re (mbase duhet lexuar gjithe teksti per te nxjerre nese ka kontekst me te gjere). Uroj qe kjo eufori te shfaqet me pak, e veprimet te fitojne edhe heshtjen dinjitoze qe presim.</p>
Suksese qeverise se re per
<p>Suksese qeverise se re per rrugen e veshtire qe e pret. Kisha thjesht nje kritike per faqjen e internetit te kryeministrise. Se pari, faqja quhet kryeministria dhe jo Faqja e Qeverise se Shqiperise, te duket sikur edhe personalizuar paksa si teper mbi personin e kryeministrit. Se dyti, me beri dje pershtypje fjalimi i Genc Pollos, perdori me dhjetera e dhjetera fjale te huaja krej te panevojshme ne fjalimini e tij, gje qe do perbente skandal te vertete ne cdo parlament te Europes. Hapa faqen e kryemnistrise dhe per habi kete fenomen e gjeta dhe aty! Tituj e rubrikave, mbi 50% te tyre, nuk jane ne shqip: "newsroom, programi, multimedia, blog, kontakte". E krahasova per kuriozitet me faqen e Qeverise franceze, as edhe nje fjale e vetme ne anglisht, asnje: "kryeministri, qeveria, zedhenesi, modeli i ri francez, zyra e shtypit". Gjuha nuk eshte thjesht kod komunikimi, por edhe kod pushteti, fuqie. Nese nje qeveri e neperkemb gjuhen e popullit te tij, ajo humbet legjitimitet ne syte e popullit, ndaj te mos habitet qe dhe populli nje dite ta neperkembe dhe ta rrezoje ate nga pushteti. Ta mbrojme gjuhen sepse eshte themeli i kombit tone!</p>
Add new comment