Profili i vrasësit të Uashingtonit: Agresiv, i pushuar nga puna dhe i çekuilibruar që pas 11 shtatorit

Postuar në 17 Shtator, 2013 06:09

Lajmi i vrasjes së 12 personave në një kantier të marinës amerikane në Uashington D.C, ka qenë qëndror në mediat ndërkombëtare. Vrasësi rezulton të jetë një person, Aaron Alexis, i cili është përfshirë edhe herë të tjera në shkëmbim zjarri. Alexis pat pretenduar se vuante nga sindroma e stresit post-traumatik, që kishte ardhur pas pjesëmarrjes së tij në operacionet e shpëtimit që pasuan sulmet terroriste të 11 shtatorit. Për ngjarjen e djeshme që shkaktoi alarm në kryeqytetin amerikan nuk ka ende një motiv të përcaktuar zyrtar, por janë shtuar spekulimet se arsyeja ka qenë shkarkimi nga puna në marinën amerikane për sjelljen e tij në janar 2011. Alexis kishte punuar për katër vite në marine, e madje ishte nderuar me një medalje për luftën e tij ndaj terrorit. U tha në fillim thënë se Alexis (i konvertuar në budizëm) ka pasur edhe dy bashkëpunëtorë të armatosur, por tani policia thotë se ai veproi i vetëm. Ai ishte i armatosur me një pushkë gjysmë-automatike, një shotgun dhe një pistoletë, që ia mori një polici në vendin e ngjarjes.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.