Deputeti i PD, Kastriot Islami, flet për Ramën si “plot ankth e i eksituar, me egërsi...”

“Rama në fillim të debatit për programin dhe përbërjen e qeverisë dhe pasi u mbyllën diskutimet reagoi plot ankth e i eksituar, me egërsi dhe sikur të ishte jashtë kontrollit. Ai ishte shume agresiv ndaj opozitës dhe disa herë e kërcënoi atë me fjalor ofendues dhe fyes. Kërcënimi ishte real dhe i turpshëm… Rama ndër të tjera tha: “Ju ende nuk e keni parë ç’është dhuna...” Me sa duket ky është i vetmi premtim që do ta realizojë sa herë të vijë në Kuvend ndaj opozitës, ndaj biznesit, ndaj administratës, ndaj çdo kundërshtari… Drejtimi i Kuvendit ishte i njëanshëm dhe opozitës nuk iu dha fjala pas breshërisë së fyerjeve, ofendimeve dhe kërcënimeve të Ramës ndaj deputetëve të opozitës...”, citohet Kastriot Islami nga gazeta “55”, e cila bën kujdes që sa herë t’i përmendë emrin, të përcaktojë edhe që është deputet demokrat.
Rama, pat thënë gjatë seancës për Islamin: “Ne kemi shpëtuar që të gjithë që kur e pushuam nga puna kontabilistin e përqindjeve elektorale, që e keni marrë ju dhe e gëzofshi për vakitë e radhës. Ne na e kishte lënë Partia e Punës atje, se është si ato vajtojcat profesioniste, që shkojnë nëpër vaki dhe qajnë me ligje, për të çliruar të afërmit nga dhimbja e të ikurit”.
k.c.
Comments
Po edhe sikur o Kastriot te
<p>Po edhe sikur o Kastriot te qe keshtu si thua ti prape eshte pak. Nga nje sterkale ju bie gjithsecilit nga ju qe nuk keni lene gje pa thene te gjithe sebashku per nje njeri te vetem. Ne fund te fundit po ju kthen reston. Ju keni filluar te paret. </p>
Rama po tregohet i bute,
<p>Rama po tregohet i bute, shume... 00000000000000000000000 KASTRIOT!</p>
Sa turp ky Kaci qe nderroi
<p>Sa turp ky Kaci qe nderroi krahun politik. </p><p>Duhet te merrte shembull per moralin e Rames dhe sjelljen e tij ndaj Metes. Ajo po qe eshte sjellje konseguente. </p>
Add new comment