Arkiv-Lajme
Nëse nuk vihet drejtësia në vend, fatura e 21 Janarit për mazhorancën e majtë ka për të qenë shumë e rëndë…
Artan Hoxha, gazetari që më 21 janar transmetoi në darkë pamjet filmike të vrasjes së Ziver Veizit, disa orë pasi Sali Berisha dhe të tjerë në PD, deklaruan se vrasjet janë kryer nga vetë opozita në turmë, sot, pas dy vjet e ca nga ajo kohë, pasi ka marrë vesh edhe vendimin absurd të Gjykatës së Apelit, i prekur dhe i fyer për gjithçka ka ndodhur, ka dashur ta mbyllë vetëm me një frazë këtë histori, se kjo është prova e radhës jo thjeshtë e dështimit, por e kapitullimit pa kushte të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Televizioni Shqiptar, televizion i atyre që paguajnë taksën për të apo, thjesht, do të ndërrojë dorë!?
Në esencë këtë pyetje ka dashur të sqarojë ministri i Bushati në konferencën e OSBE-së për median. Ai tha se qeveria e re do të ndërmarrë reforma të thella në këtë fushë, për ta kthyer Televizionin Shqiptar në një institucion të denjë të taksapaguesve. “Na duhet ta çlirojmë AMA-n nga kontrolli politik që t’u afrojmë të gjithë transmetuesve, barazi. Po ashtu, kemi ndaluar përdorimin e fondeve shtetërore nga ministrat për reklama dhe kjo shprehet fare mirë edhe në kodin etik të miratuar nga qeveria.
Rama në Top Story të Sokol Ballës: Tri çështjet që unë i kam prioritete të forta të miat
Intervista është bërë në zyrën e Kryeministrisë pak orë pasi ai mori detyrën dhe është transmetuar mbrëmë në emisionin televiziv Top Story në kanalin TCH. Është e para intervistë e gjatë ku kryeministri Rama ka folur për qeverisjen e katër viteve të ardhshme.
Mosdakordësitë do të bëj çmos t’i shprehen presidentit në rrugë konfidenciale - thotë Rama
Rama ka qenë mbrëmjen e së enjtes në emisionin Top Story ku është pyetur ndër të tjera edhe për raportin me presidentin Nishani. Pyetjes nëse ishte sulm heqja e portretit të tij nga zyrat, Rama i përgjigjet: "Nuk ka lidhje me këtë. Kjo ka lidhje me një histori shumë të stërzgjatur e qesharake të gjithë kësaj periudhe, kur asnjëherë një fotografi e presidentit të Republikës nuk ka gjetur paqe mbi mure, sepse gjithmonë është bërë objekt i kontestit të palëve për beteja të verbra brenda vetes, apo për inerci betejash me të tjerët.
Berisha i gjen Ramës 6 "rekorde mavi" pa u mbushur java e parë në qeverisje
Berisha ka gjetur qysh tani 6 rekorde të Ramës në 1 javë qeverisje. Në një status në ‘Facebook” mbrëmjen e djeshme, Berisha shkruan:
1. Paraqiti ne Parlament qeverine me 21 anetare, rekordin europian me te madh se Gjermania, Italia, Spanja , Franca, me nepotiken, tre anetare nga nje familje, me te dobten, 4 anetare pa diploma dite ose fare.
2. Rekord ne qendrimin ndaj opozites! “Ky eshte vetem fillimi i kercenimeve”, u zotua ai solemnisht.
Apeli zbardh “vendimin” për 21 Janarin: Vrasje pa dashje sepse nuk njiheshin (Ç’mund të thuhet për terroristët?!)
Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin për çështjen e 21 Janarit, të dhënë dy ditë më parë. Apeli dënoi me një vit burg Ndrea Prendin, ish- komandant i Gardës, dhe me tre vjet burg Agim Llupon, ish- gardist, duke i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
PS dhe PD caktojnë emrat e komisioneve parlamentare
Një mbledhje e kryesisë së PS ka caktuar sot në mbrëmje krerët e komisioneve parlamentare. Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është propozuar për nënkryetar të Kuvendit. Fatmir Xhafaj, do të drejtojë Komisionin e Ligjeve, më të rëndësishmin e Kuvendit. Erion Braçe do të drejtojë Komisionin e Ekonomisë. Arta Dade pritet që të drejtojë Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Eduard Shalsi do të jetë kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese.
Tirana kërkon ekspertizë amerikane për "projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon"
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi sot se ka kerkuar ekspertizën e SHBA për një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon. Kërkesën ia ka drejtuar vetë ambasadorit Arvizu, në të parën pritje në Ministri pas marrjes së detyrës si kryediplomat i vendit.
Topalli po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj - ironizon Arvizu
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu për pak kohë do të largohet nga Shqipëria, por para se të ikë ai nuk ka lënë pa një përgjigje fyerjet që Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit, lëshoi në adresë të tij. “Mendoj se zonja Topalli po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj”, është shprehur ai i pyetur nga gazetarja Mira Kazhani për Shqiptarja.com.
SHISH përgënjeshtron zyrtarisht "lajmin mbi agjenten ruse Ollga"
Në një njoftim për mediat, Shërbimi Shtetëror Shqiptar ka përgënjeshtruar lajmet për takimin e shefit të shërbimit me një agjente ruse, te quajtur Ollga. Ne njoftim thuhet se "ndjejmë detyrimin për të sqaruar opinionin publik, se janë bërë përpjekje të njëpasnjëshme nga disa media, me qëllim dëmtimin e veprimtarisë institucionale të Shërbimit Informativ të Shtetit, nëpërmjet informacioneve të sajuara, të gënjeshtërta dhe denigruese ndaj Drejtorit të SHISH. Të gjitha këto informacione janë absolutisht të pavërteta.