Arkiv-Lajme
Lame: Kryeministria në gjendje skandaloze, ja si do ta riparojmë
Me statusit e vullnetarit që është ftuar të kontribuojë, Artan Lame, studiuesi i trashëgimisë kulturore shqiptare, ka folur për A1 Report mbi çështjen e ndryshimeve që po kryhen në selinë e kryeministrisë. Për Lamen, gjendja në të cilën ndodhej godina e kryeministrisë ishte e mjerueshme. “Një tërmet po të binte në Tiranë nuk kishte asgjë të sigurtë për mbajtjen e saj. Nuk është puna që u shemb dyshemeja e kryeministrisë, por kjo është godina që duhet të bjerë e fundit jo e para. Ne e kujtojmë tërmetin në Haiti, kur e gjithë bota qeshi pasi godina e Presidencës ra e para”, tha Lame.
“Agimsat” mbushin policinë greke; nis kundërsulmi ndaj neonazistëve
Opinioni grek është tronditur nga dëshmitë e disa anëtarëve anonimë të “Agimit të Artë”, që janë larguar të zhgënjyer prej saj sidomos pas vrasjes së këngëtarit grek Pavlos Fisas. Shtypi vendas po boton çdo ditë dëshmi dhe publikon video, ku bëhet fjalë për brigada ushtarake me rreth 3000 njerëz, të cilët stërviten për sulme mbi antifashistët dhe të huajt. Në video duken militantët që stërviten natën, me armë, të maskuar dhe mësojnë si të përdorin armët.
Tahiri “rrafshon” policinë rrugore, 88 uniforma lirohen nga detyra
Në një takim me dyer të mbyllura me krerë të policisë rrugore, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi praktikisht shkrirjen e kësaj force: Plot 77 policë e 11 oficerë të policisë rrugore të kryeqytetit janë liruar nga detyra pasi janë gjetur në shkelje të detyrës apo abuzime. Në përfundim të takimit, ministri Tahiri nuk dha asnjë deklaratë për mediat, ndërkohë që në një takim të mëhershëm me ambasadorin e BE-së Sequi, Tahiri prezantoi një serë reformash që parashikon të verë në zbatim, ndër të cilat edhe ndryshimet në policinë rrugore.
Amerikanët më konservatorë se europianët
Në një shkrim të djeshëm në Washington Post, Robert J. Samuelson ka krahasuar pikpamjet ideologjike të popullsisë amerikane me ato të vendeve europiane dhe ka arritur në përfundimin se ka një ngjashmëri mes votuesve të Partisë Konservatore në Britani dhe popullsisë amerikane, por jo asaj europiane.
Sulmi terrorist i Kenias ende në vijim. Shtohen viktimat dhe të humburit
Në ditën e tretë të tij, sulmi terrorist i grupit somalez Al Shabab mbi qendrën tregtare “Westgate” në kryeqytetin kenian Najrobi mendohej se po shkonte drejt fundit. Por sot paradite kanë vazhduar të shtënat dhe shpërthimet në brendësi të qendrës, dhe është parë tym nga ajo zonë.
S.Tufa flet për dhunimet e varrezave në Ballsh: Kujt i intereson ky akt? Dhe përgjigjet: PD-së
Ish i përndjekuri politik Skënder Tufa, që deri vonë pësoi edhe një përndjekje të re nga qeveria e djathtë, ka reaguar me një deklaratë për ngjarjen e Ballshit javën e kaluar, ku u dhunuan disa varre të të pushkatuarve nga komunizmi. Deputetë të Partisë Demokratike deklaruan menjëherë publikisht se mazhoranca e re qëndron pas këtij akti vandal, por Tufa bën një analizë dhe arrin në konkluzion tjetër. “Lind pyetja: Kush ka interes sot për të prekur plagët e vjetra që të detyrojë njerëzit e indinjuar që të reagojnë.
Rama premton revolucion moral me një ushtri mëkatarësh, thotë Lubonja
Në një shkrim të sotëm për gazetën Panorama, Fatos Lubonja ndalet tek krahasimi sipas tij, i gabuar, i fitores elektorale të 23 qersorit 2013 me atë të 22 marsit 1992, duke analizuar përsenë e këtij gabimit. “Është një krahasim tri herë i gabuar: e para sepse është një interpretim i rrejshëm i asaj kohe, e dyta, sepse ka dallim midis asaj kohe dhe kësaj që po jetojmë për sa i përket votës së shqiptarëve; e treta, sepse duket sikur Rama synon të na manipulojë me stilin e tij, tashmë të njohur, duke manipuluar të huajt dhe pastaj duke na manipuluar nëpërmjet tyre”, thotë Lubonja.
Kristian-demokrati Frroku, shumë konkret në kërkesat ndaj Ramës
Teksa kryeministri Edi Rama ka ende pa përcaktuar emrat e zëvendësministrave, prefektëve e shumë prej drejtorive kryesore të disa institucioneve kyçe të vendit, këto nivele të dyta të pushtetit janë nën syrin e aleatëve të vegjël të koalicionit fitues. Përmes kërkesave zyrtare, aleatët kanë dërguar pretendimet e tyre, dhe Gazeta Shqiptare ka zbardhur kërkesat e Partisë Kristian Demokrate të Mark Frrokut. Deputeti rendit në letrën e tij rreth 14 opsione, prej nga Rama duhet të përzgjedhë që të emërojë njerëz të PKD-së.
Një aksident rrugor në Greqi? Ambasadori Ceka thirret për t’u pyetur
Një aksident automobilistik me pasoja të lehta në Greqi muaj më parë, por që gjithsesi është proceduar ligjërisht nga pala e dëmtuar, ka nxjerrë në titujt e medias ambasadorin tonë në Itali, Neritan Ceka. Gazeta Panorama njofton autoritetet greke kanë sjellë në Shqipëri, me anë të një letërporosie, kërkesën për të marrë në pyetje ambasadorin shqiptar në Itali. Pas mbërritjes së dokumenteve greke në Ministrinë e Jashtme dhe të Drejtësisë, dosja është përkthyer dhe i është përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme.
Luftë fotografish, kur Shqipëria pret mëkëmbjen ekonomike dhe opozitë reale
Ndërsa Shqipëria pret të shohë mëkëmbjen ekonomike të rilindjes, dhe njëkohësisht një opozitë të fortë për të mbrojtur interesat e veta, e vetmja gjë që po shohim është një luftë fotosh, sa nga foto e Nishanit te ato të Kryeministrisë.
Pas sulmeve nga eksponentë të PD, Mëhilli, LEzhja dhe deputeti i thjeshtë Berisha, Rama ka postuar nga Amerika në FB foto të tjera.
Ja dialogjet në distancë që do të na e zhvillojnë Shqipërinë:
Erla Mëhilli: